Lajme
Dëshironi të vizitoni Venecian? Lokalet atje po ofrojnë pije falas për turistë
Koronavirusi që preku Italinë fqinje solli një dëm goxha të konsiderueshëm, shifrat e të vdekurve dhe të prekurve paraqiten të frikshme. Shumë masa u morën për këtë fenomen dhe për ta parandaluar atë.
Ajo që bie në sy është edhe një tjetër ndikim që la virusi në vendet ku u shfaq, kryesisht në ekonomi. Edhe në Itali e cila njihet për zhvillimin dhe të ardhurat nga turizmi duket se e ka lodhur shumë ekonominë e këtij vendi.
Pamjet shqetësuese vijnë nga qyteti unik i Venecias e cila në çdo ditë të vitit është e mbushur plot me turist ndërkohë që këto javë është boshatisur fare.
Tani në rrugët e qytetit të vjetër, shikohen pak turistë, e madje lokalet ofrojnë pije falas vetëm e vetëm që të risjellin njerëzit, të shëtisin me gondola, apo të rezervojnë hotelet.
E gjithë kjo për shkak të frikës nga koronavirusi. Gondolat janë të ankoruara në anë të kanaleve, ndrysa kafenetë bosh si rrallë herë. Rrugët e shkreta.
Ata pak turistë që kanë guximin të shëtisin në qytet, mbajnë maska. Nga ana tjetër, punonjësit e bizneseve të ndryshme rrinë e shikojnë, pasi nuk kanë çfarë të bëjnë.
Qyteti lagunë e ka ndjerë shumë këtë situatë shqetësuese dhe është akoma në gjendje jo të zakonshëm që nuk dihet deri kur, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










