Shqipëria
Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri
Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e një Presidenti konsensual në Shqipëri. Partia Demokratike nuk paraqet asnjë kandidat, pasi pretendon se Partia Socialiste duhet ta mbështesë me firmat e saj.
“Konstatoj me keqardhje që nga opozita nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësi për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Megjithatë ne e respektojmë marrëveshjen me grupin parlamentar të PD dhe dy grupet e tjera, që dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës”, tha Balla.
Taulant Balla i qëndron marrëveshjes sipas tij, se Partia Socialiste nuk do të paraqesë asnjë kandidat, por do te presë kandidatë me firma nga Partia Demokratike. Ajo që mund të thuhet është se Presidenti që do të zgjidhet në raundin e katërt do të jetë propozim me firmat e Partisë Socialiste.
“Por, nëse edhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, natyrshëm një gjë është e sigurt, në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej nesh Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”, tha Balla.
Por, fakti që asnjë nga 8 emrat e Partisë Demokratike nuk u votua zyrtarisht në sallë, Partia Socialiste akoma mund të zgjedhe një prej tyre dhe ta fusë në votim. Nëse ndodh kështu, duhet parë sesi do të reagojnë deputetët e opozitës: do të votojë ata një kandidaturë të djathtë, por që propozohet nga e majta./ TopChannel
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?