Jeta në Zvicër
Dështon festa e 1 Gushtit e organizuar nga xhamia në Cyrih
Xhamia më e vjetër në Zvicër, për të festuar festën kombëtare zvicerane kishte ftuar 200 persona, myslimanë dhe jomyslimanë. Pothuajse askush nuk erdhi
Përgatitja e takimit të fundjavës së 1 Gushtit, ka qenë si shenjë e një suksesi të madh në Zvicër për shumë vite. Xhamia e Mahmudit në Cyrih, në rrethin Hirslanden, është përpjekur ta organizojë këtë takim për tu njohur më mirë me fqinjët e saj dhe për të dëshmuar integrimin. Por, më kot. Pasi takimi dështoi, ka njoftuar të enjten “Neue Zürcher Zeitung”, transmeton Albinfo.ch.
Bufeja ishte joshëse me lloj-lloj ushqimesh tradicionale. Kopshti ishte zbukuruar ashtu siç duhet të jetë, me flamurët zviceranë. Sidoqoftë, shërbimi u bë nga gra të mbuluara me velo.
“Dashuria ndaj atdheut është pjesë e besimit”, ka thënë gjatë fjalimit zyrtar imami Mohammad ëafa, në gjuhën gjermane të Zvicrës. Ai shtoi se “shtëpia nuk është vetëm aty ku kemi lindur, ku jemi rritur, por ku jetojmë dhe ku ndjehemi rehat”, shkruan më tej NZZ. “Shumë nga të pranishmit kanë qenë të detyruar të largohen nga atdheu i tyre duke gjetur këtu strehim”, shtoi imami. “Zvicra na mirëpriti me krahë të hapur, na dha dashuri dhe ngrohtësi. Ne tani duam t’i japim diçka vendit, që na ka dhënë kaq shumë, transmeton tutje albinfo.ch.
Komuniteti mysliman kishte ftuar më shumë se 200 persona nga rajoni, duke përfshirë shumë jomyslimanë, në atë mëngjes të lirë. Por askush pothuajse nuk erdhi, përveç rreth gjashtëdhjetë anëtarëve të xhamisë. Vetëm një çift i ri dhe një grua e vjetër iu përgjigjën ftesës. “Nuk jam veçanërisht patriotike,” shpjegoi gruaja e re, e cila e mësoi ngjarjen nga gazetat lokale. “Prisja një kënaqësi të vërtetë”, thotë ajo. Një tjetër zonjë, e cila e njeh mirë komunitetin, konkludon: “Ndoshta duhet të komunikojnë me më shumë transparencë dhe tolerancë ndaj opinionit dhe të bëjnë më shumë për këtë lloj organizimi”.
Xhamia Mahmud është xhamia më e vjetër në Zvicër. Ajo është ndërtuar në vitin 1962 nga komuniteti mysliman Ahmadiyya. E para në Zvicër, minarja e saj e gjatë 18 metra, u përurua në vitin 1963. Komuniteti u themelua në vitin 1889.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













