Kosova

Dështon seanca ndaj Lushtakut për ikjen nga QKUK-ja

Ka dështuar sërish seanca fillestare ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për rastin e arratisjes nga QKUK-ja, në mungesë të dy të akuzuarve, deputetit Mërgim Lushtakut dhe Dardan Gecit.

Prokurori Romelu Mateus dështimin e dytë e ka konsideruar fyerje për drejtësinë dhe ka kërkuar veçimin e procedurës ndaj tyre, për të vazhduar me seancën.

Por gjykatësi Shasivar Hoti e ka refuzuar një kërkesë të tillë dhe ka caktuar vazhdimin e saj për 24 nëntor. Për arsyen e njëjtë, por edhe mospajisjen me shkresat e lëndës të palëve në procedurë, kishte dështuar edhe seanca në muajin shator, përcjell albinfo.ch.

Disa minuta pas përfundimit të seancës, deputeti Mërgim Lushtaku ka mbërritur në Pallatin e Drejtësisë.