Kosova
Dështon zgjedhja e Presidentit në Kuvend, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
Lëvizja Vetëvendosje tentoi deri në orët e fundit zgjedhjen e Feride Rushitit, por mungesa e opozitës në sallë e bëri të pamundur votimin. LDK propozoi Vjosa Osmanin, por propozimi nuk u shqyrtua.
Në Kuvendin e Kosovës, dje ka përfunduar afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Deri në orët e fundit të këtij afati, Lëvizja Vetëvendosje tentoi të sigurojë zgjedhjen e Presidentes përmes kandidates Feride Rushiti, por procesi dështoi për shkak të mungesës së mbështetjes nga partitë opozitare, përcjell albinfo.ch.
Sipas zhvillimeve në sallë, opozita nuk e mbështeti kandidaturën e propozuar dhe, në disa tentativa radhazi, nuk qëndroi në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e procedurave dhe votimin.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) propozoi Vjosa Osmanin për Presidente, duke siguruar edhe 15 nënshkrime për kandidaturën e saj. Megjithatë, ky propozim nuk u mor parasysh dhe nuk u fut në procedurë për shqyrtim.
Pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit brenda afatit ligjor, zyrtarisht Kosova tashmë pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat sipas pritjeve do të mbahen pas disa muajsh.
Ky zhvillim e fut vendin në një fazë të re politike, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të caktojnë datën dhe procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Kosova në Michigan Law School, Ilir Hajraj arrin një sukses të rëndësishëm akademik Arritje akademike në SHBA: Ilir Hajraj përfundon studimet në Michigan Law School... -
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër














