Botë
Destinacionet më të mira të Evropës, ku mund të pushoni dhe të punoni në distancë
Porto në Portugali u shpall qyteti më i mirë. Qyteti është i dyti për nga shpejtësia e internetit dhe ka kushte të qëndrueshme të sigurisë kibernetike. Këta faktorë e bëjnë atë të përshtatshëm për punën në distancë.
Përveç kësaj, qyteti ka shumë hapësira të gjelbëra dhe një përzgjedhje të gjerë akomodimesh Airbnb – më shumë se 4,000, si dhe 11 atraksione të ndryshme të vlerësuara me pesë yje.
Qytetet spanjolle dominuan renditjen. Valencia dhe Barcelona zunë vendin e dytë dhe të tretë dhe Madridi vendin e 10-të.
Valencia doli mirë në të gjitha kategoritë me siguri kibernetike dhe rezultate të larta të shpejtësisë së internetit. Gjithashtu ka 2701 orë diell në vit, që do të thotë se mund të merrni disa rreze, kur nuk jeni duke punuar.
Barcelona gjithashtu renditet lart, për shkak të 6,576 orëve me diell në vit, hapësirave të shumta të gjelbra dhe atraksioneve, duke përfshirë veprat e famshme të artit të Gaudi.
Më pas në listë renditet Lyon. Ky qytet francez shënoi shumë mirë për sigurinë kibernetike, por ajo që dallon nga të tjerët, është kostoja e ulët e kafesë dhe transportit publik.
Në top 10 janë Lisbona, Napoli, Marseja, Parisi, Milano dhe Madridi.
Destinacionet më të këqija për pushime dhe punë në distancë
Disa destinacione mbetën pas qyteteve europiane, për shkak të shpejtësisë së ngadaltë të internetit.
Tre qytete në Pakistan, Lahore, Karaçi dhe Faisalabad u renditën në tre vendet e fundit për shpejtësinë e internetit. Vendi kishte gjithashtu rezultatin më të ulët të sigurisë kibernetike, nga të gjithë të përfshirët në listë.
Destinacionet e tjera, duke përfshirë ato në SHBA, renditen në nivele të ulëta, për shkak të kostos relativisht të lartë të jetesës.
Nju Jorku, Çikago dhe Los Anxhelos, ishin veçanërisht të shtrenjta. LA u rendit në krye të listës për kostot e akomodimit./Euronews
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi












