Integrimi
Detaje nga konferenca e Loredanës në Prishtinë
Loredana Zefi ditë më parë u akuzua se kishte marrë rreth 700 mijë franga nga një çift zviceran, ajo ka thyer heshtjen me një konferencë për media në Prishtinë. Së bashku me Loredanën ishte edhe bashkëshorti i saj, reperi Mozzik si dhe dy avokatët, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku, shkruan albinfo.ch.
Siç ka raportuar Albinfo.ch, Loredana ka pranuar se ka marrë para, por kjo u bë me vetëdëshirën e çiftit zviceran.
Reperi i njohur Mozzik ka thënë se mediat kanë shpërthyer aq shumë për rastin e Loredanës, pa e ditur se cila është e vërteta.
“Mozzik ju përshëndet të gjithëve, ju falënderon që keni ardhur. Unë jam promediave gjithmonë dhe nuk jam person që fyej, edhe pse shumica prej jush jeni munduar të na njollosni moralin që e kemi krijuar me punë dhe sukses. Sa u përket këtyre temave, Loredanën e kam grua dhe e kam një fëmijë me të. Çfarëdo që të ndodhë, unë jam bashkëshorti i saj dhe jam në përkrahje të saj”.
Ndërsa sa u përket raportimeve se ajo ka mashtruar një vajzë tjetër, ajo ka thënë se ku ka qenë ajo vajzë më hërët, ndërsa Mozzik nuk ka parë lajme lidhur me këtë rast.
Avokati i Loredana Zefit, Tomë Gashi, ka dhënë detaje për akuzat që i janë bërë asaj për përfitim parash.
Në një konferencë, Gashi ka thënë se meqë rasti ka filluar në vitin 2016, e janë përfshirë anëtarë të familjes, tregon që nuk mund të shndërrohet në rast penal pas 3 vjetësh.
Sipas avokatit, shuma në fjalë është 350 mijë, e jo 700 mijë, siç është raportuar nga mediat zvicerane.
Gashi ka shtuar se Zvicra i respekton ligjet e saj më shumë se Kosova dhe se avokati, emri i së cilës thuhet se është përmendur nga Loredana, ka të drejtë të ankohet dhe të bëjë padi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










