Lajme
Detaje nga vrasja e kosovarit në Suedi
Mbrëmjen e së hënës në Kristianstad të Suedisë, policia u njoftua nga qytetarët për të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vendin e ngjarjes, aty u gjet i plagosur një person i cili u dërgua menjëherë në spital. Viktima B.A. nga Mitrovica, vdiq në spital pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Kristianstad të Suedisë mbrëmjën e së hënës. Të shtënat me armë zjarri nga persona të panjohur, lanë të plagosur një të ri, i cili u dërgua menjëherë në spital.
Viktima doli të jetë një 25-vjeçar nga Mitrovica, i cili po punonte në një kompani sigurimesh në Suedi.
B.A. vdiq në spital, mëngjesin e së martës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Këtë për Gazetën Express e kanë konfirmuar familjarët e viktimës, të cilët kanë thënë se nuk i dinë motivet e vrasjes dhe se familjari i tyre nuk ka pasur probleme me dikë.
Ndërkaq mediat suedeze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë, derisa kanë theksuar se ende nuk ka të arrestuar lidhur me vrasjen, motivet e së cilës janë ende të panjohura edhe për autoritetet suedeze.
“Ne jemi duke vlerësuar vazhdimisht se çfarë burimesh duhet të kemi në vazhdim. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Nuk mund të themi shumë për këtë çështje. Shpesh ka ekzaminim teknik në vend. Ne jemi në kërkim të dëshmitarëve”, kanë thënë autoritetet suedeze, shkruajnë mediat e atjeshme.
Policia nga vendi i ngjarjes kishte bërë të ditur se autorët e vrasjes janë larguar në këmbë nga aty.
“Në vendin e ngjarjes u thirrën teknikë mjekoligjorë, si dhe një qen i specializuar i kërkimit që mund të gjejë gjurmë të armëve. Policia është informuar se një ose më shumë autorë janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë”, shkruajnë mediat suedeze.
25-vjeçari nga Mitrovica kishte punuar në kompaninë e sigurimeve Avarn, por në kohën kur u qëllua për vdekje, nuk ishte në detyrë.
Këtë e kishte konfirmuar për autoritetet suedeze, David Larsson, drejtor i kompanisë në të cilën punonte B.A.
“Është e vërtetë që një punonjës i yni u qëllua mbrëmë. Me sa dimë, dhe gjykojmë, nuk ka asnjë lidhje me rolin e tij profesional. Nëse ai ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar ose çfarë ndodhi, policia mund të hetojë. Ne presim atë që thotë policia, dhe pastaj të kujdesemi për të afërmit dhe kolegët. Sigurisht, është një ngjarje tronditëse”, ka thënë Larsson, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Presidentja zvicerane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët Gjatë vizitës shtetërore të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Zvicër, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter ka...
-
Vjosa Osmani u prit edhe nga diaspora shqiptare
-
Presidentja Osmani e nis sot vizitën shtetërore në Zvicër
-
Shqiptari kërkoi azil në Britani si ‘gay’, gjykata refuzon kërkesën, ai është i martuar me një grua
-
Një shqiptare në konkursin TCP Europe 2025 për çmimin “People’s Choice”
Jeta në Zvicër
-
Booking.com urdhërohet të ulë komisionet për hotelet zvicerane me 25% Rregullatori i çmimeve në Zvicër ka vendosur se tarifat e komisionit të Booking.com për hotelet në...
-
Lozana kufizon hyrjen në disa parkingje për punëtorët mobilë
-
Zvicra drejt fundit të transportit hekurudhor për kamionë: Më shumë trafik në Alpe
-
Jo më pensione për të rinjtë nën 30 vjeç, zyrat IV kërkojnë ndryshim rrënjësor në sistem
-
Fshati zviceran mbetet i kërcënuar nga rënia e gurëve