E-Diaspora
Detajet për mashtrimin e Loredanës dhe vëllait të saj ndaj çiftit zviceran
Loredana akuzohet për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, kurse vëllai i saj Berati për 200 mijë sosh
Mediat zvicerane i kanë kushtuar shumë rëndësi arrestimit të këngëtares së njohur shqiptare, Loredana Zefi në Luzern. Ajo së bashku me vëllain e saj Beratin, akuzohen se kanë përfituar nga një çift 900 mijë euro. Loredana akuzohet për 700 mijë, derisa Berati për 200 mijë, përcjell albinfo.ch.
“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to. Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten”, ka thënë Petra Z.
Petra Z dhe bashkëshorti i saj Hans, kishin akuzuar edhe më parë Loredanën dhe vëllain e saj, por akuza u hodh poshtë. Pagesat u bënë vullnetarisht. Përveç kësaj, Petra Z. kishte shpërfillur masat themelore parandaluese.
“Loredana dhe vëllai i saj Berati kanë marrë gjithçka nga ne, paratë tona, banesat tona”, thotë Petra Z. “Për shkak të saj, kam dashur të vras veten”, shton tutje ajo për “20 min.”.
Si ndodhi rasti
Para dy vitesh, kamarieria kishte takuar një njeri në internet, të cilit i kishte nxitur 87,000 franga për një operacion të dyshuar (i kishte thënë se e kishte nënën e sëmurë dhe i duhej një veshke e re). Ky person ishte vëllai i Loredanës. Kredia u rrit në 200,000 franga. Por paratë nuk u kthyen kurrë. Në vend të kësaj, pak muaj më vonë, një grua e re erdhi tek Petra Z., duke u paraqitur si avokate dhe duke ofruar kthimin e parave me mjete ligjore.
Brenda pak muajsh, thuhet se avokatja e dyshuar ka arritur të tërheqë Petra Z. dhe burrit të saj nga xhepi i 700,000 franga. Për këtë ata ishin në borxh ndaj të afërmve dhe miqve.
Artistja, ka vazhduar duke luajtur rolin e saj deri kur ka arritur të marrë 700 mijë frangat, pastaj kur ka mbetur shtatzënë iu ka drejtuar çiftit se ajo nuk ka mundur më të vazhdojë të merret me rastin dhe do ia lë në duar vëllait të saj, Beratit.
Kur ky i fundit, ka arritur të marrë një shumë të madhe parash, që dyshohet se është 200 mijë franga.
Arrestohet Loredana, akuzohet se mashtroi një çift me 700 mijë franga
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme












