Bota
“Deutsche Bank”, pjesë e skemës për pastrimin e parave ruse
Banka kryesore e Gjermanisë “Deutsche Bank” përballet me gjoba, veprime ligjore e madje deri në hetimin e stafit të lartë drejtues, për shkak të rolit të saj në skemën ruse të pastrimit të parave prej rreth 20 miliardë dollarësh, shkruan Guardian, duke iu referuar një raporti të brendshëm konfidencial.
Banka pranon se ekziston një rrezik i madh që autoritetet rregullatore në SHBA dhe Britaninë e Madhe të ndërmarrin “veprime të qenësishme disiplinore” kundër saj. Ajo pranon gjithashtu se skandali ka dëmtuar “markën globale” të saj, e me shumë gjasë do të shkaktojë “ndrydhje të klientelës”, humbjen e besimit tek investitorët dhe një rënie të vlerës së saj në bursa.
“Deutsche Bank” është përfshirë në një operacion të gjerë pastrimi parash, i mbiquajtur “Global Laundromat”. Kriminelë rusë me lidhje me Kremlinin dhe KGB-në përdorën skemën mes viteve 2010 dhe 2014, për të transferuar para në sistemin financiar perëndimor. Paratë e përfshira mund të shkojnë deri në 80 miliardë dollarë, sipas asaj që besojnë detektivët, shkruan Kohanet, përcjell albinfo.ch.
Kompani mëmë, të vendosura kryesisht në Britani, “huazuan” para te njëra-tjetra. Kompanitë shpallën më pas falimentin për shkak të borxhit fiktiv tejet të madh. Gjykatës të korruptuar në Moldavi “verifikuan” borxhin, e kësisoj miliarda u transferuan nga Moldavia për në vendet baltike, përmes një banke në Letoni.
“Deutsche Bank” u përdor për të pastruar para përmes rrjetit korrespondues bankar të saj, duke lejuar kësisoj pagesa të paligjshme ruse të kanalizoheshin drejt SHBA-së, BE-së apo Azisë. Banka ka qenë totalisht e pandërgjegjshme për këtë mashtrim, deri kur “The Guardian” dhe Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP) nxorën në dritë këtë histori në vitin 2017.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













