DEZA, gjysmë shekulli në shërbim të ndihmës dhe zhvillimit
Me rastin e jubileut të saj DEZA ka paraparë takime informative dhe debati në gjithë Zvicrën
Drejtoria Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) ka mbushur sot 50 vjet ekzistimi. Ajo, prej gjysmë shekulli ka një prani aktive në gjithë botën, ku është angazhuar kryesisht në luftë kundër varfërisë pastaj në fushë të shëndetësisë dhe të arsimimit.
Ditë më parë Parlamenti i Zvicrës ka vendosur të rrisë shumën që do të ketë DEZA në dispozicion për ndihma në botë. Kjo është edhe një shprehje e besimit për punën e kryer mirë të saj, shkruan në portalin e Televizionit Publik Zviceran SF1.
Sipas drejtorit të DEZA-s, Martin Dahinden, rritja e kësaj shume në lartësinë e 0.5% të brutoproduktit të Zvicrës bën të mundur ndihmesën edhe më efektive në zgjidhjen e problemeve lokale dhe globale.
Me rastin e jubileut të saj DEZA ka paraparë takime informative dhe debati në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













