E-Diaspora
Dhjetë vjet të suksesshme të KF Shqiponja
„Fillimi i mbarë është gjysma e punës“, thotë një fjalë e urtë popullore. E nëse shtojmë këtu edhe vullnetin e madh për t`i prirë punës, atëherë kemi një një klub futbollistik me emrin “Shqiponja“
Javën e kaluar, në ambientet luksoze të sponzorit kryesor SAM Group, ishin mbledhur persona të shumtë, të cilët kishin dhënë, apo vazhdojnë të japin kontributin e tyre për “KF Shqiponja” nga Langenthali. 10-vjetori i themelimit të klubit ishte arsye e madhe e takimit të të gjithë kontribuesve. Pra, ishte një ditë feste.
Festën e shpalli të hapur njëri ndër kontribuesit e parë, Veton Dizdari, i cili iu gjend klubit gjatë tërë etapave të zhvillimit, qoftë si anëtar kryesie, president i klubit, e trajner.
Për të folur rreth ecurisë së klubit në dekadën e parë të ekzistimit, fjala iu dha Berat Ajredinit, i cili së bashku me Murat Lenën kishin marrë iniciativën që në Langenthal të Kantonit të Bernës, në tetor të vitit 2009, të vinin themelet e një klubi futbollistik shqiptar në këtë rajon.
Duke dhënë fillimisht një historik të emigrimit të shqiptarëve në këtë rajon, Berati theksoi se rritja e familjeve shqiptare, me anë të bashkimeve familjare, bëri që edhe nevoja për një klub futbollistik shqiptar të rritet. Ishte pikërisht fundi i tetorit 2009, kur me ndihmën e shumë bashkatdhetarëve u mbajt kuvendi themelues i “KF Shqiponja” në Langenthal.
Duke qenë se të pranishëm ishim shumë nga ish-lojtarët, apo edhe ata që kishin kontribuar në mbarëvajtjen e Shqiponjës, kryesia, me këtë rast, ndau Mirënjohje për shumë sportdashës, që kishin ndihmuar KF Shqiponjën.
Klubi futbollistik Shqiponja garat i filloi nga rangu më i ulët në Zvicër, pra në Ligën e 5 rajonale, ku me lojëra të mira dhe një disiplinë për lakmi, brenda dy vjetësh ia doli të ngjitet në Ligën e 3 rajonale, gjendje të cilët e ruan edhe sot, e ku zakonisht përfundon në pjesën e epërme të tabelës.
Sezoni vjeshtor klubin nga Langenthali e gjeti në vendin e dytë, duke rritur kështu ambicjet e klubit për një ngritje në një nivel më të lartë, siç është Liga e Dytë rajonale.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria

















