Kosova
Dhjetëra kosovarë emigrojnë drejt Sllovenisë e Austrisë çdo ditë
Vetëm nga kompania “Zhitia Tours”, që ofron udhëtime çdo ditë nga Prizreni për në Austri dhe Slloveni, kanë thënë për albinfo.ch se 30 deri në 40 persona çdo ditë udhëtojnë nga Kosova
Me valixhe në duar e lot në sy po e lënë vendin. Në mesin e tyre është edhe një 20-vjeçar që po e lë Kosovën për herë të dytë, shkruan albinfo.ch.
Ai është nisur për në Slloveni, në kërkim të një pune me kushte më të mira. Në kushte anonimiteti, i riu ka thënë për albinfo.ch se në Kosovë nuk gjeti perspektivë e as mundësi të mira, andaj, pak kohë pasi përfundoi shkollën e mesme, u interesua për punë jashtë vendit.
“Po kthehem atje për punë e jetë më të mirë. Nuk është se atje na presin duarhapur, edhe atje e kemi vështirë, po të paktën është më mirë se në Kosovë. Kemi sigurim, rroga është më e mirë”, ka thënë ai.
Sikur ai, janë mbledhur edhe dhjetëra të tjerë në stacionin e autobusëve në Prizren, disa për t’i përcjellë të afërmit e disa kanë marrë rrugën drejt Sllovenisë e Austrisë.
Moshat janë të ndryshme, në mesin e atyre që po largohen ka edhe familjarë me fëmijë. Ata thonë se janë nisur në kërkim të një jete më të mirë, shkruan albinfo.ch.

Një kompani e vetme nis nga Prizreni drejt Perëndimit deri në 40 veta në ditë
E nga kompania “Zhitia Tours”, që ofron udhëtime çdo ditë për në këto dy shtete, kanë thënë për albinfo.ch se 30 deri në 40 persona çdo ditë udhëtojnë nga Kosova.Duke marrë parasysh që ka edhe kompani të tjera që ofrojnë udhëtime në këto destinacione, kjo lë të kuptohet se numri i atyre që largohen nga Kosova mund të jetë edhe më i madh.
E pikërisht migrimi i madh i shtetasve kosovarë ka bërë që Kuvendi i Kosovës sot të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë dukuri.
Shumë të papunë, e disa mbajnë deri në 8 funksione
Por pavarësisht se institucionet po shprehen të shqetësuara për ikjen e kosovarëve, disa zyrtarë publik vazhdojnë të mbajnë më shumë se se dy vende pune. Madje, një raport i publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion në Kosovë, thotë se në mesin e 1873 zyrtarëve që mbajnë më shumë se një punë, një prej tyre ushtron tetë funksione.
Në anën tjetër, papunësia në Kosovë vazhdon të lulëzojë. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar së fundmi Anketën e Fuqisë Punëtore, sipas së cilës shkalla e papunësisë në Kosovës është 29.6 përqind, përcjell albinfo.ch.
Madje, sipas të gjeturave në bazë të kësaj ankete, gati 75 për qind e të punësuarve në Kosovë kanë kontrata pune të përkohshme. Ndërkaq, në sektorin privat ka prej tyre që punojnë fare pa kontrata, pa sigurim e me paga të ulëta.
Analistët kanë vlerësuar se edhe kjo është një arsye që po i shtyn të rinjtë ta lënë Kosovën./albinfo.ch/

E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais














