Lajme
Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hapjen e hetimit për shkarkimin e Joe Biden
Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka autorizuar nisjen e një hetimi për gjykimin e presidentit Joe Biden, duke përshkallëzuar betejën e republikanëve me demokratët, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Biden e ka quajtur veprimin si manovër “të pabazë”, ndërsa duke shfrytëzuar akuzat ndaj djalit të Bidenit, për marrëveshje kontroverse ndërkombëtare, republikanët nuk kanë paraqitur ende dëshmi për korrupsion nga presidenti, ndërsa Senati, i udhëhequr nga demokratët, nuk pritet të dënojë atë, edhe nëse hetimi çon drejt një gjykimi për shkarkimin e tij nga posti.
Megjithatë, procedura u garanton republikanëve një platformë të re dhe të lartë për ta sulmuar Bidenin, teksa ai po garon për rizgjedhje në post dhe për ta larguar vëmendjen nga gjykimet për krime me të cilat po përballet sfiduesi i tij pothuajse i sigurt, Donald Trump, raporton AFP, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, votimi me 221 vota për dhe 212 kundër u zhvillua sipas linjave partiake, teksa secili republikan votoi për nisjen e hetimit dhe çdo demokrat votoi kundër.
Biden ka reaguar menjëherë pas votimit në Dhomë, duke akuzuar republikanët se po ngurrojnë në fronte kyçe, si financimi i qeverisë, përderisa po harxhojnë energji në sigurimin e pikëve politike para zgjedhjeve.
“Në vend se të bëjnë ndonjë gjë për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së amerikanëve, ata janë përqendruar te sulmet ndaj meje, me gënjeshtra. Në vend se të bëjnë punën e tyre për çështje urgjente që duhet të kryhen, ata kanë zgjedhur të humbin kohë në këtë manovër të pabazë politike, që edhe republikanët në Kongres e pranojnë se nuk është e mbështetur me fakte”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet Në të ardhmen, qeveria federale do të mbledhë informacion mbi sëmundjet ngjitëse në mënyrë qendrore dhe... -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave













