Shkurt.ch
Dhuna ndaj nigerianit nxit kundërthëniet politike
Të majtët e quajnë aksion brutal ndërsa të djathtët konservativë, dhe në veçanti SVP/UDC - veprim normal dhe nuk duhet të problematizohet
Rasti i dhunës së ushtruar ndaj një azilkërkuesi nigerian në Aeroportin e Cyrihut, derisa po riatdhesohej të enjten që shkoi, ka ngjallur debat në qarqet e ndtyshme të politikës zvicerane.
Kështu, ndërkohë që politikanët e kampit të majtë dhe liberalët e djathtë e quajnë aksion brutal ndërhyrjen e policisë ndaj nigerianit, të djathtët konservativë, dhe në veçanti përfaqësues të SVP/UDC-së këmbëngulin që një veprim i tillë është normal dhe nuk duhet të problematizohet.
Deputeti i SVP-së Dominique Baettig ka thënë me këtë rast: nuk është normale që në Zvicër, delinkuentët me pikëpamje jorealiste mbi të drejtën, të fitojnë paprekshmërinë, sikur në asnjë vend tjetër. Unë besoj se populli nuk ka mirëkuptim nëse nuk dëbohen të huajt të cilët i plotësojnë kushtet për tu dëbuar”, shkruan news.search.ch.
Ndërsa deputeti nacional i Partisë së Gjelbër Liberale Daniel Vischer lidhur me këtë rast është shprehur se “ishte një aksion i shfrenuar brutal”
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












