Kosova
Dialogu e vizat, tema diskutimi mes Hahn e Haradinajt
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, agjendën e reformave evropiane, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Komisionerin Hahn me proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar se Kosova mbetet plotësisht e vendosur për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian.
Duke folur për çështjen e vizave, kryeministri Haradinaj shprehu edhe një herë zhgënjimin ndaj BE-së në raport me Kosovën, dhe tha se përkundër përmbushjes së kritereve të përcaktuara, Kosova mbetet vendi i vetëm me regjim të vizave.
“Liberalizimi i vizave është domosdoshmëri për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Të rinjtë tanë, po ashtu, meritojnë të lëvizin lirshëm sikurse moshatarët e tyre nga e gjitha bota”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu, theksoi përkushtimin e qeverisë për përmbushjen ERA2, për të cilin fakt qeveria e vendit është duke punuar intensivisht në avancimin e saj.
Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin kryeministri shprehu qëndrimin e Kosovës për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme.
Po ashtu në këtë takim është folur edhe për zhvillimin ekonomik në vend dhe hapat që ka ndërmarrë qeveria në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













