E-Diaspora
Diaspora në Zvicër kërkon mbështetje për Ziadin Selën
Organizata jo qeveritare “Diaspora për Strugën” me selinë në qytetin e Cyrihut u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Strugës, siç thonë që e duan vendlindjen dhe qytetin e tyre të organizohen për zgjedhjet e 29 tetorit dhe të votojnë dhe të përkrahin Ziadin Selën për kryetar të Komunës në këtë qytet, transmeton albinfo.ch.
“Gjithashtu ju drejtohemi edhe strugasve me kombësi maqedonase që edhe ata para kutisë së votimit të mendojnë për të mirën e qytetit. Ramiz Merko dhe bandat e tij kriminale kanë një qëllim që Strugën ta bëjnë “Pashallek” dhe pronë të tyre private, të uzurpojnë dhe të vjedhin atë që nuk u takon atyre, por i takon qytetarëve, pa marr parasysh kombësinë apo besimin fetar.
Të nderuar banorë të Strugës nuk shitet vatani, mendoni se si veproni kur dikush do të ju blej ose ju ofron diçka që nuk është e tij, por e popullit”, thuhet në thirrjen e kësaj organizate.
Ata madje i kanë bërë një pyetje kryeministrit Zaev nëse partia e tij i ka vënë në pazar qytetaret e Strugës, por edhe ata të Gostivarit. Me këtë thonë se kryeministri ka thyer parimet me të cilat erdhi në pushtet.
Në fund theksohet se Diaspora për Strugën përkrah publikisht Selën në misionin e tij për një “Strugë ndryshe”.
Udhëtimet me autobus janë falas, kurse me aeroplan 250 franga.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”














