Lajme
Diaspora shqiptare promovon zhvillimin dhe turizmin e Shqipërisë
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe bashkisë së Tiranës.
Memorandumi u nënshkrua nga drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Sonila Hysi dhe nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Hysi falënderoi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetaren Ristani për nënshkrimin e këtij memorandum, i cili do t’i shërbejë diasporës shqiptare, veçanërisht rinisë shqiptare në diasporë për angazhimin dhe përfshirjen e tyre në vendin e origjinës.
Nëpërmjet këtij memorandumi këto dy institucione do të bashkëpunojnë për nxitjen e organizimeve, aktiviteteve të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit, promovimin e pjesëtarëve të diasporës në fushën e artit, kulturës, përfshirjen e të rinjve në projekte dedikuar inovacionit (ICT) e më gjerë, si dhe në nxitjen e vijimësisë së konsultimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor dhe Agjencisë për çështje të lidhura me diasporën.
Gjithashtu nëpërmjet këtij memorandumi synohet ngritja e Këshillit Rinor në Diasporë. Anëtarët e tij do të jenë pjesëtarë të diasporës me histori suksesi në fushën e artit, kulturës, sportit, të cilët gjatë karrierës së tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e qytetit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












