Shkurt.ch
Diaspora zvicerane, njëzëri për lirinë e lëvizjes
Përmes një rezolute është kërkuar nga partitëtë angazhohen për ruajtjen e lëvizjes së lirë të njerëzve
Zviceranët e jashtëm (të diasporës) kanë filluar dje në Lugano kongresin e tyre të 89. Takimin e tyre vjetor e kanë filluar me mbledhjen e këshillit të zviceranëve të diasporës.
78 anëtarë të këtij këshilli, përmes një rezolute të mbështetur nga shumica e madhe e tyre, kanë kërkuar nga partitë zvicerane të angazhohen për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë lëvizjes së lirë të njerëzve me vendet e BE-së.
Nga gjithsej 700 mijë zviceranë që jetojnë jashtë Zvicrës, 400 mijë gjenden në vendet e ndryshme të BE-së. Kjo bën që ata të jenë të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes me këto shtete.
Këshilli i zviceranëve të diasporës ka ndërmend të angazhohet po ashtu për nxjerrjen e një ligji për zviceranët jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë












