Kuriozitete
Ka diçka të mistershme në përshëndetjen e mbretëreshës Elizabeth
Ajo përdor një pajisje me mekanizmin e tundjes së dorës.
Simboli i përshëndetjes me dorë e shoqëron mbretëreshën Elizabeth II prej dekadash, por nëse monarkes britanike 92-vjeçare i lodhet dora, s’ka pse e braktis detyrën.
Sipas People, Princeshë Ana, e bija e mbretëreshës, i ka rrëfyer shkrimtarit Robert Hardman për librin e tij “Queen of the World” se një grup studentësh australianë i dhuruan dikur monarkes në shenjë shakaje, një dorë të rreme që lëkundej, transmeton “Living”.
“Ata i dhuruan asaj një dorezë, brenda së cilës ndodhej një levë druri dhe nëse tërhiqje fundin e levës, dora lëkundej”, është shprehur Princeshë Ana, duke shtuar gjithashtu se Madhëria e saj ishte e emocionuar nga kjo dhuratë.
Princeshë Ana nuk ka zbuluar nëse Mbretëresha e ka përdorur këtë instrument më parë, por nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Këshilluesja e familjes mbretërore, Victoria Arbiter, është shprehur për ABC News në vitin 2012 se ekziston një mënyrë shumë e veçantë me të cilën Mbretëresha përshëndet.
“Një dorë vertikale me një tundje të lehtë të kyçit, një lëvizje e stilit të lartë që bie në sy, por pa treguar shumë entuziazëm”, është shprehur Arbiter.
Sidoqoftë, Princeshë Ana e ka edhe zgjidhjen për t’u përballur me një dorë të lodhur. Ajo shmang lëvizje, si duartrokitja.
“Duke qenë se nuk mund të rrokësh duart me çdokënd, mos fillo fare”, argumenton ajo. Një person i familjes që duket se nuk e shqetësojnë pasojat e të qenit anëtar i familjes mbretërore, është Princesha Charlotte.
Në ceremoninë e 92-vjetorit të ditëlindjes së Mbretëreshës, e bija e William dhe Kate u pa duke imituar përshëndetjen me dorë të Madhërisë së saj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











