Shkurt.ch
Didier Burkhalter tërhiqet nga politika
“Pas 30 vjet të angazhimit politik, duke përfshirë edhe tetë vjet në qeveri, së shpejti ndiej nevojën për të shkruar një faqe të re në jetën time”
Ministri i Jashtëm i Zvicrës dhe ish-president i Zvicrës, Didier Burkhalter (57), në Parlamentin e Zvicrës ka dërguar dorëheqjen e tij të mërkurën, duke thënë se ka vendosur të tërhiqet nga pozita e Këshilltarit Federal më 31 tetor të këtij viti.
Siç është shpjeguar, ai papritmas ka bërë të ditur se ishte koha për të lënë politikën.
“Pas 30 vjet të angazhimit politik, duke përfshirë edhe tetë vjet në qeveri, së shpejti ndiej nevojën për të shkruar një faqe të re në jetën time”, shkruan Burkhalter në letrën e tij të dorëheqjes.
Ai ka shtuar se ai ende nuk e di se çfarë ngjyra do të përdorë, “por do të përdor ngjyra që janë më të dukshme në jetën private se sa në jetën publike”.
Shefi i diplomacisë zvicerane u tha gazetarëve se ndihet keq, por që dëshiron të bëjë diçka tjetër, transmetojnë mediat franceze.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












