CH-Ballkani
Digjet një autobus i Kosovës në Shqipëri (Video)
Të gjithë turistët nga Kosova kishin dalë nga autobusi, duke mos pasur pasoja në njerëz
Një autobus është përfshirë nga flakët në Milot, raportojnë mediat shqiptare.
Raportohet se në autobus nuk ka pasur njerëz, derisa është përfshirë nga flakët, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave shqiptare, nuk ka të lënduar me këtë rast, ndërsa mësohet se zjarri ka shpërthyer teksa mjeti ka qenë në ecje.
Të gjithë turistët nga Kosova kishin dalë nga autobusi, duke mos pasur pasoja në njerëz.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin, kurse edhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por pa mundur të bëjnë më shumë, pasi autobusi është djegur i tëri.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













