Lajme
Dimër i errët ‘troket’ në Evropë
Evropa po bëhet gati për një dimër të vështirë
Në Britaninë e Madhe një grup aktivistësh për kujdesin shëndetësor paralajmëron krizë humanitare gjatë stinës më të ftohtë, kur familjet me të ardhura të ulëta do të përballen me fatura të shtrenjta të energjisë dhe kjo mund të shkaktojë probleme serioze fizike dhe mendore.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka rezistuar thirrjeve që të ofrojë më shumë mbështetje për familjet më të prekura dhe ka insistuar që vendimet e mëdha fiskale t’i kalojnë kryeministrit të ri që merr mandatin në shtator.
Faturat mesatare vjetore të energjisë për në Britani që përfshijnë edhe faturat për gaz dhe elektricitet, mund të rriten në mbi 4 mijë paund në fillim të vitit të ardhshëm, teksa inflacioni në korrik shkoi mbi 10 për qind, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria suedeze do të ndihmojë familjet të përballojnë rritjen e madhe të cimeve të gazit me një fond prej 30 miliardë koronash, ekuivalent me 2,8 miliardë euro. Lajmin e bëri të ditur kryeministrja Magdalena Andersson, e cila 3 javë para zgjedhjeve politike prezantoi masën dhe tha se nuk do të lejojnë që Putin të marrë peng familjet dhe industrinë e vendit.
Gjermania do të ulë përkohësisht taksat ndaj gazit natyror për të lehtësuar presionin e rritjes së çmimeve te konsumatorët. Kancelari Olaf Scholz tha se qeveria e tij ka vendosur të reduktojë taksën e vlerës së shtuar ndaj gazit nga 19 në 7 për qind deri në fund të marsit. Ndërsa rregullatori i energjisë në Gjermani ka paralajmëruar se rezervat e gazit në vend nuk do të mjaftojnë për të plotësuar nevojat gjatë dimrit nëse Rusia i ndërpret plotësisht furnizimet.
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











