Lajme

Dimri i vitit 2023 mund të jetë më i keq se i kaluari

Në provincën holandeze Groningen ndodhet fusha më e madhe e gazit në Europë.

Nxjerrja e gazit për dekada me radhë ka shkaktuar tërmete të vogla që kanë lënë me mijëra shtëpi me themele të paqëndrueshme, duke bërë që qeveria të ulë nxjerrjen e gazit në minimum, duke premtuar ta mbyllë fare atë deri në vitin 2024.

Çmimet e gazit tani janë aq të larta, sa që nëse qeveria do të lejonte pompimin e rregullt, ajo mund të bënte milioner pronarin e çdo shtëpie me themele të paqëndrueshme.

Por kjo është politikisht e pamundur. Edhe në mes të një krize energjetike, e cila mund të përkeqësohet në vitin 2023, mbështetja për rritjen e prodhimit të energjisë, nuk është aq e fortë.

Shumica e bizneseve dhe familjeve janë të shqetësuara për sigurimin e ngrohjes gjatë këtij dimri, jo dimrit të ardhshëm.

Politikanët po përpiqen t’i ndihmojnë, ata duke hartuar buxhete prej disa miliarda eurosh. Në fillim të shtatorit, Koalicioni i Qeverisë Gjermane ra dakord për një paketë të re masash me vlerë 65 miliardë euro (62.5 miliardë dollarë), dhe më pas shtoi edhe 200 miliardë euro në fund të muajit./the Economist