Futboll
Donis Avdiaj, nga klubi austriak transferohet te kampioni zviceran
Donis Avdijaj është bërë me klub të ri. Futbollisti kosovar e ka ndërruar përsëri mjedisin, duke iu bashkuar klubit zviceran, FC Zürich
Mesfushori shqiptar u largua nga ekipi austriak,TSV Hartberg pas vetëm një viti dhe tash iu bashkua kampionit zviceran, raporton albinfo.at
25 vjeçari do të jetë pjesë e klubit zviceran për një vit, por me mundësi vazhdimi.
Ky është klubi i dhjetë profesionist i përfaqësuesit kosovar në shtetin e shtatë të ndryshëm për ish-futbollistin e Schalkes.
Futbollisti “problematik” do të mundohet ta rikthejë formën e dikurshme dhe të ngritët në karrierë.
Ai e ka falënderuar klubin austriak, Hartberg, tek i cili luajti deri tash, ndërsa prej sot e nis një etapë të re të jetës dhe të karrierës, përcjell albinfo.at
Avdijaj do ta ketë mundësinë të luajë edhe në garat evropiane me klubin e ri, ndërsa aty do ta gjejë një ambient të ngrohte pasi do t’ju bashkohet disa futbollistëve shqiptarë, që janë pjesë e Zürich-ut.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












