Kosova
Diplomatët ndërkombëtarë kërkojnë zgjedhje fer dhe pa presione politike
QUINT u bën thirrje të gjithë partitë politike dhe kandidatëve që marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve lokale, të angazhohen për fushatë të lirë, demokratike të qetë dhe pa ndikim
Pesë ambasadat më të fuqishme të akredituara në Prishtinë të njohura si QUINT, Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë kërkuar nga liderët e partive politike dhe kandidatët që marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, që të zhvillojnë një garë fer, demokratike dhe pa ndikim.
Deklaratën e përbashkët shtetet e QUINT-it e kanë lëshuar sot, në ditën kur është hapur fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“Qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që, pa kërcënim ose dhunë, të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion”, thuhet në deklaratën e vendeve të QUINT-it.
Sipas QUINT-it, liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantuara në një shoqëri demokratike.
QUINT mbështetë fuqimisht dhe dënon çdokënd që tenton të ndikojë procesin zgjedhor, apo që përmes frikësimit, kërcënimit dhe presionit tenton të ndikojë në zgjedhjet e bëra nga votuesit.
“Ne presim nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga ata që kanë ambicie për udhëheqësi që të flasin fuqimisht kundër këtij lloji të sjelljes, dhe ne përkrahim përpjekjet e policisë vendore dhe prokurorëve që të hetojnë çdo raport të frikësimit, kërcënimeve, dhe detyrimit, dhe që të ndjekin penalisht këto nëse ka fakte”.
“Ambasadat presin nga kandidatët që t’u përmbahen këtyre standardeve gjatë gjithë fushatës dhe i nxisin votuesit që të zgjedhin mençurisht ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit gjersa shteti synon vazhdimin e rrugëtimit drejtë integrimeve Euro-Atlantike”, thuhet në fund të komunikatës së QUINT-it.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












