Lajme

Disa ndryshime në rregullat për hyrje në Itali

Në një njoftim nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë thuhet se ka masa të reja të vendosura nga qeveria italiane për hyrjet në këtë shtet, përcjell albinfo.ch.

Kushdo që udhëton për çfarëdo lloj arsyeje drejt Italisë, ndërsa duhet të jenë të pajisur me një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

 

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për udhëtimet drejt Italisë, aplikohen këto rregulla deri më datë 31 maj 2022:

Lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye.

Mjafton të plotësohet një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla.

Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit.