Disa të lënduar në Kala të Shkupit, bëhet thirrje për qetësi
Rreth 200 protestues maqedonas, nga orët e para të paradites, ishin futur në brendinë e Kalasë, në afërsi të kishës që po ndërtohet
Tetë persona janë lënduar, prej të cilëve dy pjestarë të policisë, në incidentin e së dielës që ndodhi në kalanë e Shkupit, kur u përleshen dy grupe të maqedonasve që përkrahin ndërtimin e kishës muze dhe shqiptarëve që e kundërshtojnë ndërtimin, rapartojnë mediat në Shkup.
Rreth 200 protestues maqedonas, nga orët e para të paradites, ishin futur në brendinë e Kalasë, në afërsi të kishës që po ndërtohet, ndërsa protestuesit shqiptarë, të udhëhequr nga Lëvizja “ZGJOHU”, nuk u lejuan nga forcat e shumta të policisë për të hyrë brenda, për të mbajtur protestën e paralajmëruar.
Në një situatë të tensionuar, aktivistët e Lëvizjes “ZGJOHU!”, të shoqëruar dhe nga zyrtarë të lartë të partisë në pushtet , Bashkimi Demokratik për Integrim janë futur në brendi të Kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të Kalasë, njofton Radio Evropa e Lirë.
Kryetari i kësaj lëvizjeje, Artan Grubi, i cili gjithashtu ka marrë lëndime nga përleshja, ka deklaruar se ky është një skenar që e kemi parë edhe në të kaluarën – që protestat tona të shoqërohen me kundërprotesta. “Ata, të cilët e kanë përkrahur edhe financiarisht këtë projekt, janë ata që kanë organizuar protestat e sotme, të cilat nuk ishin paralajmëruar, por kishin vetëm një qëllim – të përleshen dhe të shkaktojnë incidente”, ka thënë Grubi
Menjëherë pas incidentit ka reaguar kryeministri Nikola Gruevski. Ai ka dënuar aktin, duke thënë se nuk do të lejojë që dikush me këso ngjarje të luajë me ndjenjat e qytetarëve dhe t’i shfrytëzojë për qëllime private.
“Do të bëjmë çmos që është në fuqinë tonë që punët të marrin dinamikën normale”, ka thënë Gruevski.
Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur se janë ankuar dy policë që kanë marr lëndime gjatë përleshjes.
“Patrullat policore ende po e sigurojnë Kalanë, ndërsa ditëve në vijim, në bazë të incizimeve do të merren në pyetje pjesëmarrësit e incidentit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Qeveria: Pasuria dhe trashëgimia kulturore në Kalanë e Shkupit është pasuri e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë
Qeveria e Maqedonisë, sonte pas një mbledhje të jashtëzakonshme pas incidentit të sotëm në Kalanë e Shkupit, nëpërmjet një kumtesë për media ka bërë thirrje për qetësim dhe mirëkuptim ndërmjet qytetarëve të Maqedonisë duke vlerësuar se pasuria dhe trashëgimia kulturore e gjetur në Kalanë e Shkupit është pasuri e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe shtetit tonë të përbashkët dhe ajo duhet të jetë simbol i bashkimit dhe jo e ndarjes.
SHBA dhe BE bëjnë thirrje për qetësi
Edhe Ambasada Amerikane në Shkup dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për qetësi duke ftuar palët t’i zgjidhin çështjet e hapura nëpërmjet dialogut.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












