E-Diaspora
Ditët e Gollakut 2016, manifestim në Gjelbërishtë-Hajkobillë
Më 2 Korrik në ora 13:00 në fshatin Hajkobillë të Prishtinës mbahet manifestimi "Ditët e Gollakut 2016” organizuar nga Shoqata "Trojet e Gollakut".
Me këtë rast do të shënohet 2 Korriku, dita e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990 në Kosovë. Por edhe 4 Korriku – “Dita e Pavarësisë së SHBA-ve”.
Ftoheni të gjithë të interesuarit të janë pjesëmarrës në këtë manifestim nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës, si edhe drejtues të institucioneve lokale, qendrore, ish-deputetë të Parlamentit të vitit 1990 dhe kori diplomatik në Kosovë.
Malësia e Gollakut, krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë.
“Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci,Vraja,Medvegja dhe Presheva,prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për Kosovën”, thuhet në ftesën e organizatorëve.
Shoqata “Trojet e Gollakut”që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme ne fusha përkatëse dhe shëndetësore qe t’i dilet në ndihmë kësaj zone.
Gjatë gjithë ditës do të jetë në dispozicion automjeti i Mamografit Mobil për kontrolle të grave (kontrolle të kancerit) pa pagesë, kontrolle të shtypjes së gjakut, analizat e Diabetit etj.
Gjithashtu do të ketë muzike popullore, folklorike dhe argëtuese. Muzika dhe argëtimi do të vazhdojnë deri në orët e vona.
Shoqata “Trojet e Gollakut” edhe në të ardhmen do të merret me prezantimin e problemeve të banorëve të Gollakut para institucioneve komunale dhe qendrore,por edhe begatimin e jetës kulturore për të rinjtë dhe qytetarët e kësaj ane.
Shoqata “Trojet e Gollakut” do të jetë ngushtë e lidhur edhe me shumë shoqata dhe organizoata të kësaj ane.
Kjo shoqatë ka si synim të organizojë kampe dhe shumë aktivitete tjera nëpër fshatra te kësaj ane .
“Do të synohet edhe avancimi i pozitës së gruas në Gollak, përmes vizitave mjekësore, zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës nëpërmjet projekteve për gra si kultivimi dhe rritja e fidanëve të ndryshme dhe aktivitete për kthimin e banorëve të shpërngulur nga këto treva. Pra më 2 Korrik të gjithë në Hajkobillë”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Trojet e Gollakut”.
“Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthejani atyre që në një të ardhme t’i shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni po të jeni aty ne dy takim impozante njëra në Gjelberishtë- Hajkobillë me 2 korrik dhe tjetra me 12-14 Gusht në Dabishec në “Takimi Kulturor Tradicional “, përfundon njoftimi i shoqatës “Trojet e Gollakut”
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Korrik 2016
- Ora16:00
- LokacioniHajkobillë
- Data e përfundimit1 Korrik 2016 - 16:00
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë










