Ditët e Mërgatës
Me datë 28.07.2011 në Prishtinë te mbahet një kuis diturie
NJOFTIM
Të nderuar bashkatdhetar, te nderuara zonja e zotëri, prindër dhe fëmijë të nderuar ju njoftojmë se gjatë muajit korrik 2011, Ministria e Diasporës në Kosovë në bashkëpunim me Ministritë dhe dikasteret tjera te Qeverisë së Kosovës do të organizoj takime me diasporën shqiptare. Ndër shumë organizime te ndryshme është paraparë që me nxënësit e shkollës për mësim plotësues në gjuhën shqipe në diasporë , me datë 28.07.2011 në Prishtinë te mbahet një kuis diturie. Luten mësueset dhe mësuesit e shkollës shqipe në Zvicër, prindërit fëmijët e të cilëve janë të përgatitur e kanë interes që tëlajmërohen për pjesëmarrje ne këtë eveniment te rëndësishëm kulturor.
Ju njoftojmë se ka nevojë edhe për tre nxënës të shkollës shqipe nga Zvicra . Kushtet për pjesëmarrje janë këto:1. Pjesëmarrësit ne kuis duhet të jenë nxënës të shkollës shqipe të mësimit plotësues ne Zvicër2. Mosha e pjesëmarrësve duhet te jetë nga 10 deri 15 apo edhe 16 vjeçe.3. Numri i nxënësve që do marrin pjesë në kuis duhet të jetë tre (3)
Për kontakt mund të drejtoheni:1. z. Ramadani E-Mail: [email protected]Mobil: 0037744120081 , Fiks: 0038200225212. Zonja Elzabet Musliu: E-mail: [email protected]. Ahmet Asani: Këshilltar i Ministrit për DiasporëE-Mail: [email protected]Mobil: 076-388 09 57Tel.Fix në Zvicër : 043-526 72 11 dhe 071-526 31 83
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz













