Lajme
Anija merr flakë, dyshohet për dhjetëra të vdekur
Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë humbur jetën nga flakët e anijes në bregun e Kalifornisë, në ishullin Santa Cruz.
Mediat amerikane raportojnë se të paktën 30 persona kanë humbur jetën, por që këtë shifër autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende.
Sipas BBC-së, besohet se shumë prej pasagjerëve mund të kenë mbetur nën kuvertë, pasi ishte anije zhytëse.
“Është anije e madhe dhe e dimë se ka numër të madh viktimash. Nuk e kemi ende numrin specifik“, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Venturas, Bill Nash, për CNN.
Pesë anëtarë ekuipazhi janë shpëtuar pasi ishin në kabinën kryesore, tha shefi i Gardës Bregdetare të SHBA-së, Aaron Bemis, për CNN.
“Daily Mail” raporton se anija rreth 22 metra e gjatë mori flakë pranë Platts Harbour në ishullin Santa Cruz në mes të natës, kur pasagjerët po flinin.
Ekipet e emergjencës morën një telefonatë për zjarrin rreth orës 3:30 të mëngjesit (sipas orës lokale).
Nuk dihet ende çfarë i ka shkaktuar flakët dhe ekipet po punojnë për të gjetur të gjithë personat që ishin në anije, shkruan sinjali, përcjell albinfo.ch.
#CoastInc: @VCFD responded to boat fire off the north side of Santa Cruz Island at approximately 3:28am. @USCG helping support rescue operations for people aboard a dive boat. #ChannelIslands @USCGLosAngeles @CountyVentura @SBCOUNTYFIRE pic.twitter.com/DwoPGfBjtA
— VCFD PIO (@VCFD_PIO) September 2, 2019
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












