Kosova
DnV dënon incidentin e parë në fushatë
"Deputetët e përfshirë në këtë rast duhet të mbahen përgjegjës individualisht për veprimet e tyre", thuhet në reagimin e DnV
Demokracia në Veprim njofton se ka vazhduar monitorimin e fushatës zgjedhore në rang vendi me anë të angazhimit të 61 vëzhguesve afatgjatë, të cilët raportojnë në baza ditore mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore që po zhvillojnë kandidatët për kryetarë komunash dhe kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale. DnV-ja dënon dhunën dhe thotë se kjo nuk është mjet përmes së cilës partitë politike e ushtrojnë rolin e tyre apo zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete.
“Përleshja fizike dhe gjuha denigruese e përdorur ndërmjet dy përfaqësuesve të qytetarëve, përkatësisht e deputetëve, është e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër. Veprimet e tilla nuk mund të justifikohen në asnjë formë, prandaj partitë politike duhet të distancohen qartazi. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos provokohen nga raste tilla dhe të ruajnë qetësinë. Këto veprime nuk janë në frymën e asaj se si ne si shoqëri po tentojmë të ndërtojmë shtetin tonë.
Deputetët e përfshirë në këtë rast duhet të mbahen përgjegjës individualisht për veprimet e tyre”, thuhet në reagim. Ndërsa DnV thekson se në bazë të raportimeve, në 9 ditët e fushatës zgjedhore, vëzhguesit afatgjatë kanë monitoruar 292 aktivitete të subjekteve politike në mbarë vendin, shumica e të cilave kanë qenë tubime publike.
DnV raporton se përdorimi i resurseve publike është vërejtur në 15 nga 292 aktivitetet zgjedhore, ku është vënë re prania e shërbyesve civilë dhe veturave zyrtare, në 12 raste nga PDK-ja, ndërsa LDK-ja ka 3 raste, dy raste nga “Nisma”, si dhe në një rast nga LVV-ja dhe nga Lista serbe. Në 9 nga 292 aktivitete të monitoruara është vënë re përdorim i gjuhës së urrejtjes, përkatësisht në 6 aktivitete të organizuara nga PDK-ja dhe me nga 1 rast te LVV-ja e “Nisma”, ndërsa rasti tjetër është nga komuniteti joshumicë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër












