Lajme
Dogana e APIK memorandum për tërheqjen e investimeve
Në kuadër të krijimit të lehtësirave për biznesin në Kosovës, Dogana e Kosovës ka thjeshtësuar procedura administrative doganore
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica dhe kryeshefi ekzekutiv i APIK-ut, Valdrin Lluka, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, i cili ka për qëllim që të dyja palët të ndihmojnë në tërheqjen dhe në rritjen e investimeve të huaja në Kosovë.
Sipas këtij memorandumi, Dogana e Kosovës pajtohet që të ndihmojë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovës (APIK), me ndarjen e të dhënave të ndryshme që mund të ndihmojnë për një promovim më të mirë të investimeve në Kosovë.
Gjithashtu sipas këtij memorandumi, një ekspert i doganës do të angazhohet në APIK me qëllim të ofrimit të asistencës në zgjidhjen e problemeve të investitorëve që operojnë në Kosovë.
“Qëllimi i një eksperti të tillë të caktuar nga Dogana e Kosovës është që të ketë informata të sakta rreth importit të pajisjeve, eksportit të produkteve, depove doganore, etj”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Dogana.
Sipas komunikatës, në kuadër të krijimit të lehtësirave për biznesin në Kosovës, Dogana e Kosovës ka thjeshtësuar procedura administrative doganore, të cilat do të ndikojnë në efikasitetin e punës së Doganës po ashtu edhe për subjektet e afarizmit të tregtisë së jashtme.
“Thjeshtësimi i procedurave nënkupton zvogëlimin e numrit të dokumenteve të cilat kompanitë duhet të prezantojnë në rast të importit. Dokumentet që tani e tutje duhet bashkangjitur deklaratës doganore dhe që janë të obligueshme tanimë janë fatura dhe deklarata eksportuese. Pra, në total janë eliminuar 4 dokumente. Ky veprim do të zvogëlojë kohën e pritjeve dhe do të shpejtoj procedurat në import–eksport”, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












