Jeta në Zvicër
Dogana: Më shumë të ardhura dhe më shumë migracion të paligjshëm
Me 22 miliardë franga, të ardhurat e Administratës Doganore janë pak më të larta se një vit më parë, kur ishin 0.3 miliard më të ulëta. gjatë vitit 2016 Trupat e Mbrojtjes së Kufijve kanë konstatuar 48838 raste të qëndrimit ilegal në Zvicër. Një vit më parë kanë qenë vetëm 31 mijë
Autoritetet doganore të Zvicrës kanë publikuar sot raportin vjetor të punës për vitin 2016. Në këtë raport vihet në pah një rritje e vëllimit të punës sa i përket migracionit ilegal dhe krimit ndërkufitar. Gjatë vitit të kaluar është regjistruar një rritje shumë e madhe e numrit të të huajve që kanë qëndruar në mënyrë ilegale në Zvicër. Siç dëshmohet nga të dhënat e Drejtorisë Federale të Doganës, bëhet fjalë për një rritje pre 57 për qind në krahasim me vitin paraprak, thuhet në raport.
Gjithsej gjatë vitit 2016 Trupat e Mbrojtjes së Kufijve kanë konstatuar 48838 raste të qëndrimit ilegal në Zvicër. Një vit më parë kanë qenë vetëm 31 mijë.
Më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë regjistruar në Kantonin e Tiçinos, pra në kufirin jugor të vendit, transmeton albinfo.ch. Dhe, ka qenë pikërisht numri i i trefishuar i të huajve me qëndrim ilegal në atë kanton ai që e ka rritur në masë kaq të madhe numrin e përgjithshëm të kësaj kategorie në nivel vendi.
Gjatë vitit 2016, në krahasim me vitin paraprak, si pasojë e mbylljes së “rrugës së Ballkanit” ka pasur një grumbullim të theksuar të rasteve me qëndrim ilegal nga rruga lindore në kufirin jugor të Zvicrës.
Azil kanë kërkuar 16980 veta, që është më pak se në vitin paraprak kur ishin 18.036. Rënie ka shënuar edhe numri i të dyshuarve për trafikim: nga 466 sa ka qenë para një viti, në 303.
Një rritje e madhe është shënuar në konfiskimin e drogës. Kështu gjatë vitit 2016 janë konfiskuar 62 kilogramë heroinë që është katërfish më shumë se një vit më parë, vazhdom raporti. Një rritje të madhe ka regjistruar raporti edhe në sasinë e parave të konfiskuara të drogës: nga 750 mijë franga në vitin 2015, në 3.1 milionë franga më 2016.
Rojat kufitare kanë arrestuar 7381 persona ndërsa ndaj 3863 vetave është shqiptuar ndalimi i hyrjes në Zvicër.
Sipas raportit në fjalë gjatë vitit që shkoi ka pasur një rritje të vogël të artikujve të falsifikuar të markave të njohura. 13.604 raste të tilla janë kapur më 2016 ndaj 12458 një vit më parë.
Me 22 miliardë franga, të ardhurat e Administratës Doganore janë pak më të larta se një vit më parë, kur ishin 0.3 miliard më të ulëta. Ato vazhdojnë të përbëjnë rreth një të tretën e të ardhurave të përgjithshme të administratës federale.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih Mbrëmje letrare me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrihu ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut hedh poshtë iniciativën për pagesa me para në dorë Pagesat me cash mbeten opsionale për bizneset në Cyrih... -
Alarm i rremë? Çfarë ndryshoi realisht në këshillat britanike për Zvicrën -
Bashkëpronari i barit të djegur mbahet në paraburgim për tre muaj -
Gjysma e emigrantëve evropianë nuk qëndrojnë më shumë se pesë vjet në Zvicër -
Rekord historik në Zvicër: Në vitin 2025 u themeluan më shumë kompani se kurrë më parë











