E-Diaspora
Doli numri më i ri i magazinës albinfo.ch
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch që sapo doli nga shtypi merret me sigurimin e makinave në Zvicër. Në fokus të dosjes tematike të këtij numri është pyetja: A janë shqiptarët të diskriminuar nga kompanitë e këtushme kur sigurojnë makinat e tyre apo nuk janë? Kjo pyetje mbështetet në pohimet e shumë bashkatdhetarëve tanë, por dhe në konstatimet e mediave zvicerane, sipas të cilave shqiptarët rezultojnë më të diskriminuarit në këtë pikë.
Për të qenë sa më afër një përgjigjeje reale lidhur me këtë çështje, albinfo.ch ka realizuar një hulumtim të gjerë e të shumanshëm të temës. Janë marrë qëndrimet e palëve relevante në këtë kontekst, si: Federata e Kompanive të Sigurimit të Zvicrës SVA, nga njëra anë, dhe Fondacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, në anën tjetër, ekspertë të fushës së sigurimeve, zviceranë e shqiptarë dhe kompani sigurimi të veçanta zvicerane ose të drejtuara nga shqiptarë të Zvicrës. Ky synim ambicioz është kurorëzuar me dosjen mjaft voluminoze që magazina juaj albinfo.ch jua shpalos në numrin që keni në dorë.
Përveç dosjes tematike, ky numër i magazinës albinfo.ch sjell edhe tema të tjera nga përditshmëria në diasporë, nga kultura, përfshirë dhe intervista me krijues, me sportistë, portrete interesante bashkatdhetarësh, prezantime biznesesh të suksesshme në diasporë etj.
Magazina albinfo.ch si zakonisht, mund të gjendet gratis në të gjitha ambientet që frekuentohen nga shqiptarët në Zvicër.
E-Diaspora
-
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji Mjeku shqiptar Hekuran Bytyçi fiton doktoratën dhe emërohet në një pozitë udhëheqëse... -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













