Fotolajmi
Donauinselfest, festivali që mbledh miliona njerëz në Vjenë
Të premten ka filluar festivali i hapur Donauinselfest në Vjenë që është njëri nga festivalet më të mëdha në Evropë.
Në festivalin tradicional, i 32-të më radhë, i cili zgjatë tri ditë, do të përformojnë mbi 1500 këngëtarë dhe bende të njohura austriake dhe të huaj, ndërsa në mesin e tyre janë edhe Thees Uhlmann, reperi Nazar, këngëtarja Anastacia, Natalie Imbruglia, Fritz Kalkbrenn e shumë të tjerë.
Vetëm të premten këtë festival sipas mediave austriake e kanë vizituar 1.1 milionë njerëz, njofton “albinfo.ch”.
Në skenat e Donauinselfest do të këtë atmosferë për të gjitha shijet e muzikës, ndërkohë organizatorët kanë planifikuar që gjatë ditës të këtë edhe aktivitete kulturore dhe sportive për fëmijë dhe familjarë.
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se edhe këtë edicion, në shumicën e binave do të performojnë bende të njohura dhe do të ketë dicka për secilën shije, gjithashtu për familjarë dhe fëmijë” ka thënë Thomas Waldner, udhëheqësi i projektit të Donauinselfest.
Vitin e kaluar këtë festival e kanë vizituar afro 4 milion vizitorë, ndërkohë e ftuar për të kënduar ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?

















