Integrimi
Dr. Imeri: Simptomat më të lehta të Omikronit legjitimojnë zbutjen e masave
Dr. Fatime Imeri Berisha, eksperte e mikrobiologjisë, pronare dhe menaxhuese laboratorësh në Zvicër, flet për situatën e re të pandemisë, në Zvicër dhe në Kosovë
“Bazuar në zhvillimet e javëve të fundit, mendoj që heqja e kufizimeve do të bëhet gradualisht brenda një periudhe të shkurtër kohore. Heqja totale e masave do të varet në rend të parë nga shifrat e pacientëve të hospitalizuar dhe rastet e vdekjeve nga COVID-19 ditët dhe javët në vijim”, thotë veç tjerash Dr. Fatime Berisha-Imeri.
Albinfo.ch: Numra rekordë të infeksioneve të reja me koronavirus janë raportuar nga BAG, javëve të fundit. Ju, si menaxhuese e laboratorëve, si po e përballoni këtë fluks të testimeve, me çfarë kapacitetesh janë duke funksionuar laboratorët, të cilët i menaxhoni në Zvicër, a janë të mbingarkuar?
FI: Të gjitha laboratorët në Zvicër janë duke punuar me kapacitetin e tyre maksimal. Vendin kyç në këtë proces e zë personeli i laboratorit. Në njërën anë duhet përballuar fluksin jashtëzakonisht të madh të mostrave dhe nga ana tjetër kërkohet që këto të analizohen brenda një afati shumë të shkurtër kohor. Aparatet punojnë pothuajse pandërprerë, 24 orë, gjë që e rrit rrezikun për prishje të tyre, kurse kjo kërkon angazhim shtesë të personelit. Këto të gjitha bartin në vete rrezikun, që nëse vazhdohet me trendin e njëjtë edhe për disa kohë, punonjësit e laboratorëve do të mbingarkohen.
Albinfo.ch: Çfarë mendoni, a duhet të vazhdojë testimi ose jeni për testimin e rastësishëm të fokusuar te njerëzit me simptoma, siç bëhet me gripin sezonal?
FI: Mendoj që me kalimin e pandemisë në endemi, fokusi do të duhet të jetë tek ata që kanë simptoma.
Albinfo.ch: Varianti “Omikron tashmë është mbizotërues në Zvicër. Si mund ta komentoni situatën e fundit me pandeminë nga këndvështrimi i mikrobiologes dhe drejtueses së laboratorëve në Zvicër?
FI: Paraqitja e variantit Omikron sikurse edhe e varianteve të reja në të ardhmen është rrjedhë e natyrshme. Sipas të gjitha gjasave, Omikroni shënon fillimin e kalimit të pandemisë në endemi. Kjo do të qartësohet javët në vijim.
Albinfo.ch: Edhe ministri i Shëndetësisë i Zvicrës, Alain Berset, po bindet se jemi drejt fundit të pandemisë dhe ka paralajmëruar heqjen e kufizimeve, çfarë mendoni, mos është ndoshta ende herët ?
FI: Bazuar në zhvillimet e javëve të fundit, mendoj që heqja e kufizimeve do të bëhet gradualisht brenda një periudhe të shkurtër kohore. Heqja totale e masave do të varet në rend të parë nga shifrat e pacientëve të hospitalizuar dhe rastet e vdekjeve nga COVID-19 ditët dhe javët në vijim.
Albinfo.ch: Vërtet ka numër rekord infeksionesh por megjithatë numri i hospitalizimeve dhe i vdekjeve është fatmirësisht i ulët? A keni shpjegim për këtë?
FI: Ky variant përhapet më shpejtë por shkakton simptoma më të lehta me më pak komplikime. Kjo është arsyeja që niveli i hospitalizimeve dhe i vdekjeve në krahasim me numrin e të infektuarve është më i ulët.
Albinfo.ch: Kosova ka vendosur masa kufizimi, të cilat janë kritikuar ashpër nga mërgimtarët. Sipas asaj që është vendosur tashmë, për të udhëtuar në vendlindje duhet të jenë vaksinuar 3 herë. Çfarë mendoni, a janë të arsyeshme restriksionet e këtilla?
FI: Nga këndvështrimi profesional, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e popullsisë vendore nga COVID-19, gjë që është e arsyeshme dhe legjitime. Edhe në Kosovë vërehet intensitet i shtuar i vaksinimit, në mënyrë që efikasiteti i mbrojtjes nga SARS-CoV-2 të jetë i lartë për të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












