Integrimi
Dr. Muka: Për frenim të koronavirusit, pa hequr dorë nga normaliteti
Dr. Taulant Muka, profesor i asociuar në epidemiologji dhe mjekësinë parandaluese në Bernë, flet për albinfo.ch lidhur me pandeminë e koronavirusit

Është mbushur një vit, qyshkur pothuajse e gjithë bota po përballet me një virus të panjohur më parë. Ajo që dihej ishte se fillimisht u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, e prej ku pastaj, për një kohë të shkurtër, preku pothuajse çdo cep të globit.
100 vite pas përhapjes së Gripit spanjoll, që kishte infektuar një të tretën e popullatës botërore, duke lënë të vdekur mbi 50 milionë, viti 2020 në tërësi kaloi nën hijen e Koronavirusit apo COVID 19, që u shpall Pandemi globale.
Po si u kundërpërgjigj Bota me këtë rast, cilat ishin masat që u ndërmorën me këtë rast. Apo duke ngushtuar rrethin e kësaj pyetje, çfarë masash ndërmorën Zvicra, Shqipëria dhe Kosova në këtë drejtim?.
Epidemiologu Taulant Muka (PD, MD, MPH, PhD), ka dy vite që jeton dhe punon në Bernë të Zvicrës. Fillimisht ishte pjesë e një instituti mjekësor pranë Universitetit të Bernës, e më vonë edhe drejtor shkencor për Bernë.
Kishte edhe masa joproporcionale
„Masat drastike të ndërmarra fillimisht në shumë shtete të botës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, arsyetoheshin, sepse ishim në luftë me një të panjohur“ thotë për Albinfo.ch, Dr. Muka. Por, me kalimin e kohës, e duke studiuar virusin në fjalë, duke mësuar kështu dhe simptomat dhe specifikat që kishte, ai vlerëson së shumë nga masat e aplikuara në shumë shtete, nuk kishin një bazë të mirëfilltë shkencore, duke marrë si shembull këtu mbylljet pothuaj të tërësishme (Lockdown).
„Në periudhën mars-nëntor 2020, numri i personave të prekur nga depresioni ka pasur një rritje për 6 herë më shumë, në krahasim me vitet paraprake“, thekson Dr. Taulant Muka, duke dhënë vetëm një shembull të njërës ndër pasojat e mbylljeve të pastudiuara mirë.
Por një element shqetësues sipas tij ishte edhe politizimi i Covid-it, i shkaktuar edhe si pasojë e ndikimit të politikës tek shkencëtarët që merreshin me këtë fushë studimore.
Edhe pse i gjendur në Zvicër gjatë gjithë kësaj kohe, Dr.Muka është munduar të japë kontributin e tij përmes komunikimit publik për audiencën shqiptare.
Si një person mjaft kompetent sa i përket fushës së epidemiologjisë, ai kritikon qeverinë shqiptare dhe atë në Kosovë, për masat e ndërmarra gjatë kohës së Pandemisë, e që në të shumtën e rasteve, ishin kopje nga shtete tjera. Kjo ka bërë, sipas tij, që shpesh herë, Kosova dhe Shqipëria, të zinin vend në statistikat e zeza për menaxhim të Covid-19.
“Koronavirusi të shërbejë si alarm për shtetin, në Shqipëri dhe Kosovë
“Masat e ndërmarra në Shqipëri dhe Kosovë, duhej bërë bazuar në specifikat që kanë vendet tona, përfshirë këtu stilin e jetës, traditat dhe kulturën tonë, e jo të marrim masa sot për nesër“, thekson për Albinfo.ch, Dr. Muka, duke marrë si shembull edhe moshën relativisht të re të popullatës në vendet tona.
Ai ka vërejtjet e veta edhe sa i përket personelit dhe infrastrukturës mjekësore në Kosovë dhe Shqipëri, duke potencuar se Koronavirusi duhet të shërbejë si një alarm për institucionet shtetërore atje, që t`i mbajnë dhe të krijojnë kushte edhe për ata mjekë që i kanë.
Por në përgjithësi, një element që ka luajtur një rol të rëndësishëm në tërë këtë mes, ka qenë edhe komunikimi mes institucioneve shëndetësore me popullatën, gjë që ndikon drejtpërdrejt në bashkëpunimin dhe vetëdijesimin e popullatës ndaj rrezikut të virusit.
Fillimin e testimeve dhe vaksinimeve me disa lloje të vaksinave kundër Covid 19, të zbuluara rishtazi, Dr. Taulanti i vlerëson si mjaft pozitive e mjaft premtuese, edhe pse është herët për të quajtur këtë një sukses. Duke parë trendët e vaksinimit në shumë shtete, ai merr shembull Izraelin, që prin në botë sa i përket vaksinimit të popullatës, duke thënë se ky shtet mund të merret edhe si një test global për rezultatet e vaksinës.
Por siç thotë një shprehje popullore “Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha“ epidemiologu bën apel që qeveritë në Shqipëri dhe Kosovë, duhet fokusuar më shumë në investime të posaçme në arsim dhe shëndetësi, si një mënyrë për tu përballur më mirë me sfidat globale që mund të na presin.
Kush është dr. Taulant Muka
Taulant Muka është profesor i asociuar ne epidemiologji dhe mjekësinë parandaluese në Bernë, Zvicër. Ai është trajnuar në Universitetin Erasmus në Holandë, dhe në Universitetin Kembrixhit dhe Harvardit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Puna kërkimore e Dr. Mukës është kryesisht e fokusuar në sëmundjet e zemrës dhe diabetit, me një interes të veçantë në diferencat gjinore dhe rolin e gjenetikes dhe dietës. Ai së fundmi ka qenë aktiv me punën e tij kërkimore lidhur me faktorët epidemiologjikë dhe klinikë të Covid-19. Dr. Muka ka publikuar mbi 100 artikuj shkencorë në revistat shkencore ndërkombëtare dhe puna e tij kërkimore është cituar nga mediat prestigjioze si CNN, BBC, TIMES etj.
Bllokimi ka bërë të gjashtëfishohen rastet e depresionit
„Në periudhën mars-nëntor 2020, numri i personave të prekur nga depresioni ka pasur një rritje për 6 herë më shumë, në krahasim me vitet paraprake“, thekson Dr. Taulant Muka, duke dhënë vetëm një shembull të njërës ndër pasojat e mbylljeve të pastudiuara mirë.
- Intervista është realizuar nga mesi i shkurtit, për numrin aktual të magazinës albinfo.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriTaulant Muka
- Prejardhja:Shqiperi
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Epidemiolog
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shqipëri: Të ardhurat nga diaspora, në nivelin më të lartë Duket se vala e re e emigracionit po reflektohet dhe në paratë që emigrantët e rinj...
-
3 shqiptarë arrestohen në flagrancë në Itali
-
Gjermania dhe Zvicra, shtetet nga të cilat dërgohen më së shumti para në Kosovë
-
Nga diaspora rikthehet në vendlindje për ta punuar tokën
-
Shqipëri: Rriten remitencat nga emigrantët, 834 milionë euro u dërguan në vitin 2022
Jeta në Zvicër
-
Çmimet më të larta i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak tërheqëse për zviceranët Shumë banorë të zonave kufitare të Zvicrës prej vitesh kanë blerë në vendet fqinje, ku ushqimi...
-
Schwyz dhe Uri, dy kantonet më të sigurta në Zvicër
-
Franca dhe Zvicra, në bankën e të akuzuarve për ‘mosveprimin’ ndaj ndryshimeve klimatike
-
Lozana nis pilot-projektin për shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ
-
Hapet rruga për blerjen e tankeve Leopard të Zvicrës nga Gjermania