Lajme
Virologu i njohur Drosten, e paralajmëron Gjermaninë
Varianti B.1.1.7 e bën virusin Corona më të rrezikshëm dhe më infektues, paralajmëron virologu i njohur gjerman, Christian Drosten. Ai thekson se vaksinimet nevojiten shumë këto kohë.
Në një prononcim për mediat gjermane, Christian Drosten, virologu i njohur gjerman nga Klinika Universitare në Berlin, Charité, ka shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit që sollën pezullimin e vaksinimit me vaksinën AstraZeneca. Sipas Drosten, shtimi i rasteve të trombozave duhet “marrë natyrisht me seriozotet dhe duhet verifikuar”. Drosten theksoi se nuk do të bëjë vlerësim për vendimin, dhe nuk ka informacione shtesë. Për shkak se kjo po ndodh në fillim të valës së tretë të Coronës, duhet menduar sidomos “që kemi nevojë për vaksinën”, theksoi studiuesi i njohur për radion NDR, “Coronavirus-update”, përcjell albinfo.ch.
Duket se gjendja aktuale e pandemisë në Gjermani nuk është e mirë, paralajmëron Drosten. Variani më infektues B1.1.7. po zë vend gjithnjë e më shumë, pjesa e tij ndërkohë kap tre të katërtat e infektimeve. “Ne do të kemi pak pas pashkëve një situatë si në kohën e krishtlindjeve”, tha virologu. Instituti Robert Koch para disa ditësh bëri një prognozë të zymtë të rritjes së infeksioneve. Situata do të përkeqësohet më shumë për shkak të variantit britanik. Sidomos “kritike” ajo do të bëhet për brezin e pavaksinuar të personave rreth 50 vjeç, shkruan DW.
Shpeshtimi i trombozave, problem statistikor?
Të hënën Instituti Paul Ehrlich, PEI rekomandoi ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë njoftuar 8 raste me tromboza në hapësirën kohore të vaksinimit. Numri i rasteve është nga ana statistikore dukshëm më i lartë se tek popullata e pavaksinuar. Sipas PEI, të prekurat kanë qenë më shumë gra, nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe trombozës, kjo pa verifikohet.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













