Lajme
Dua Lipa në rolin e modeles, hap sfilatën e “Versace”
Në Javën e Modës në Milano
Bëhet e ditur se shfaqja e Javës së Modës në perandorinë “Versace” të Milanos ishte një magnet për yjet të premten pasdite dhe të famshmet si: Dua Lipa, Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid u siguruan që të gjithë sytë të ishin në to, ndërsa u shfaqën në pasarelë, përcjell albinfo.ch.
Dua, 26 vjeçe, veshi një fustan rozë me shkëlqim, duke theksuar belin dhe këmbët e gjata. Fustani i ngushtë me dy pjesë kishte një zbukurim të thellë, me rripa që përputheshin dhe kishte veshur taka në të njëjtën ngjyrë.
Ajo i mbante flokët e saj të zeza lirshëm rreth shpatullave të saj të zhveshura dhe i shtoi pamjes shkëlqim me disa stoli të përshtatshme, shkruan DailyMail.
Dua kishte vendosur një makijazh dramatik në fytyrën e saj – një rimel rreth syve ngjyrë të gjelbër dhe në buzë kishte vënë shkëlqyes buzësh.Dalja në pasarelë nuk është diçka e re për Duan, pasi ajo e ka nisur karrierën në modeling, para se të bëhej këngëtare e famshme.Lipa publikoi në Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja në këtë pasarelë, duke e falënderuar “Versace”-n si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.“Një nder kaq i madh të hapë dhe të mbyllë spektaklin e ‘Versace’-s sonte në Milano, një moment surreal që unë kurrë nuk do ta harroj! Donatella Versace, ti e di, unë do të jetë gjithmonë vajza jote e preferuar e ‘Versace’s – faleminderit të gjithë ekipit që sonte e bënë këtë të mundur”, ka shkruar ndër të tjerash artistja shqiptare në Instagram.
Defilimi i saj në pasarelë është shoqëruar me një prej këngëve më të njohura të Duas, “Physical” nga albumi i saj i fundit “Future Nostalgia”.


Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar












