Jeta në Zvicër
A duhet gjyshërit që të ndihmojnë financiarisht familjet e tyre?
Sipas një ligji zviceran, gjyshërit duhet të ndihmojnë nipat e mbesat kur janë në vështirësi, dhe e kundërta
Një ligj zviceran që kërkon që njerëzit e pasur të ndihmojnë financiarisht familjarët e tyre, u hodh në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, pasi një gjysh refuzoi të kontribuonte në mbajtjen e nipit të tij, shkruan “The Local”.
Sipas mediave zvicerane, gjyshi 80-vjeçar ka angazhuar një avokat për të luftuar kërkesën e autoriteteve komunale, që ai të sigurojë mbështetje financiare për nipin e tij, me të cilin ai nuk është në kontakt, përcjell albinfo.ch.
Sipas kodit civil të Zvicrës, gjyshërit e pasur kanë përgjegjësinë për të ndihmuar në mbështetjen e fëmijëve dhe nipërve e mbesave në vështirësi financiare dhe anasjelltas.
Neni 328 thotë se “një person që jeton në rehati financiare, ka për detyrë t’u japë ndihmë çdo të afërmve të familjeve të gjeneratave të vjetra ose të reja, të cilët kanë vështirësi pa një ndihmë të tillë”.
Historikisht, kjo klauzolë u prezantua për të detyruar fëmijët dhe nipërit e mbesat për të mbështetur prindërit dhe gjyshërit e tyre në pleqëri, tha Thomas Koller nga Universiteti i Bernës për “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.
Por, kjo gjithnjë e më shumë po zbatohet në anën tjetër, me zyrat e ndihmës sociale, që kërkojnë nga pensionistët e pasur të ndihmojnë në mbështetjen e pasardhësve të tyre më të vegjël.
Sipas agjencisë së lajmeve “ATS”, kostoja e ndihmës sociale në Zvicër u rrit nga 1.7 miliard franga më 2005 në 2.6 miliardë në vitin 2015.
I afërmi duhet të ketë një pasuri të konsiderueshme përpara se të detyrohet të paguajë. Për shkak të barrëve administrative dhe vështirësive të shumta, ky rregull nuk zbatohet sistematikisht në të gjithë vendin.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













