Integrimi
Duke ikur nga policia, vdes kosovari dhe dy të tjerë
Kanë humbur jetën një kosovar 26 vjeçar, një gjerman 23 vjeçar dhe një person i tretë, ende i paidentifikuar
Ikja nga patrulla e poilicisë në orët e para të ditës së djeshme në Filderstadt-Plattenhardt të Gjermanisë ka përfunduar tragjikisht për tre të rinj. Ngasësi i veturës, pas kërkesës që policia i bëri të ndalej, nuk është ndalur dhe ka vazhduar ikjen me shpejtësi, shkruan rtf1.de.
Para kësaj, mercedesi ishte duke ecur me 182 kilometra në orë në vend të 120, sa lejohej në atë rrugë dhe kështu ishte fotografuar nga radari.
Në vazhdim, makina, pa e ulur shpejtësinë, ka vazhduar në drejtimin Reutlingen/Tübingen, transmeton albinfo.ch. Pak më pas, automobili i dalë nga kontrolli, ka goditur mbrojtësen anësore të rrugës dhe ka kaluar matanë duke u përplasur në dy kamionë të parkuar.
Nga fuqia e përplasjes, nga makina është hedhur një person ende i paidentifikuar, i cili me atë rast ka vdekur. Po ashtu ka humbur jetën edhe një gjerman 23 dhe një kosovar 26 vjeçar, të dy nga Willingen-Schweningeni, përcjell albinfo.ch. Të dy këta persona kanë qenë të njohur nga policia si kryes të delikteve me narkotikë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












