Shqiperia

Durrësi dhe Saranda, me porte turistike

Rama: “Edhe ky para se të mbarojë ky mandat dhe do të vazhdojmë punën me Qeverinë e Kosovës për të vlerësuar edhe portin e Shëngjinit”

Porti i Durrësit do të bëhet port turistik, pasi nuk mund të shkarkohet krom dhe qymyr në zemër të qytetit, por do të ndërtojmë portin e ri të mallrave në Porto Romano, u shpreh kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se kjo nuk do të ndodhë pas 100 vjetësh, por do të fillojë shpejt. Ai tha po ashtu se “do të kemi portin e ri turistik në Sarandë, ku do të fillojë ndërtimi shumë shpejt”.

“Edhe ky para se të mbarojë ky mandat dhe do të vazhdojmë punën me Qeverinë e Kosovës për të vlerësuar edhe portin e Shëngjinit”, tha Rama.