Lajme
Dy anije të tjera me 14.500 tonë grurë ukrainas nisen drejt Turqisë
Sipas autoriteteve ukrainase, numri i anijeve që kanë lënë vendin në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB në 16.
Një anije tjetër me drithëra, e cila mban flamurin e ishujve Barbados, la portin e Çornomorskut dhe iu drejtua Turqisë në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës në Ukrainë.
Sipas autoriteteve, anija krijoi një autokolonë me një tjetër mjet lundrues, me flamur të ishujve Marshall, duke e çuar numrin e anijeve që kanë lënë vendin në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB në 16.
Dy anijet e nisura në 24 orët e fundit transportojnë 14 mijë e 500 tonelata produkte agrikulture, saktësuan zyrtarët ukrainas.
Konkretisht, anija e parë me flamurin e ishujve Barbados mban 12 mijë tonë grurë dhe pasi la portin në Çornomorsk, ka si destinacion Iskenderun në Turqi.
Edhe mjeti tjetër, me 2.900 tonë fara luledielli, ka si destinacion Turqinë, por ende nuk dihet me saktësi se ku do të ankorojë.
Përfaqësuesit e shtetit rus, atij turk dhe ukrainas, në prani të zyrtarëve të OKB-së, më 22 korrik nënshkruan një seri marrëveshjesh për lejimin e eksportit të drithërave nga portet e bllokuara ukrainase, me qëllim lehtësimin e krizës së urisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet














