Kosova
Dy dronë serbë kanë shkelur hapësirën ajrore të Kosovës
Më 12 janar të këtij viti, dy dronë të cilët vinin nga ana serbe, shkelën hapësirën ajrore të Kosovës pranë fshatit Muqivërcë të Kamenicës
Serbia po vazhdon me përpjekjet e saj destabilizuese në Kosovë. Më 12 janar të këtij viti, dy dronë të cilët vinin nga ana serbe, shkelën hapësirën ajrore të Kosovës pranë fshatit Muqivërcë të Kamenicës, duke përçuar kështu edhe një mesazh të heshtur provokimi.
Mjetet ajrore pa pilot ishin në vëzhgim të forcave policore të Kosovës. Njoftimi i Policisë për këtë veprim ishte i menjëhershëm në drejtim të forcave të KFOR-it, raporton rtklive.com.
Këta të fundit thonë se kontaktuan autoritetet serbe nga të cilat kërkuan sqarime. Në një përgjigje për RTK-në, KFOR-i tha se vazhdojnë ta monitorojnë nga afër situatën dhe të kontribuojnë në një mjedis të sigurt.
“KFOR është njoftuar për këtë zhvillim të pretenduar më 12 janar 2026. Policia e Kosovës i ka komunikuar KFOR-it se kishte vëzhguar dy mjete ajrore pa pilot që vinin nga ana serbe e vijës kufitare pranë fshatit Kamenicë.
Pas kësaj, KFOR kontaktoi Forcat e Armatosura të Serbisë përmes procedurave të mirëpërcaktuara. Këto përfshinë një komunikim telefonik dhe një notë zyrtare me shkrim, ku kërkohej një përgjigje e detajuar lidhur me këtë çështje. Përgjigjja e menjëhershme e Forcave të Armatosura të Serbisë përmes telefonit ishte se ato nuk kishin kryer asnjë aktivitet në atë lokacion, në atë kohë të caktuar”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Sipas njohësve të sigurisë ky është provokim nga Serbia e cila duhet t’u kërkojë vigjilencë institucioneve të sigurisë pasi Serbia qëllimisht i përdorë këta dron për interesat e tyre ushtarake.
Nuk është rasti i parë që Serbia provokon Kosovën përmes lëshimit të dronëve në drejtim të vijave kufitare me vendin tonë. Një shkelje e hapësirës ajrore të Kosovës nga shteti serb përmes dronëve e kishte konfirmuar në shtator të vitit të kaluar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët Pas kantoneve të Valisit, Gjenevës dhe Vaudit këtë do ta bëjnë edhe kantonet Jura dhe Ticino... -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji shkurt











