Kosova
Dy faktorët që mund ta përkeqësojnë ekonominë e Kosovës
Duket se perspektiva ekonomike e Kosovës mund të përkeqësohet më tej nëse vazhdon kriza energjetike dhe presionet nga inflacioni në rritje, përcjell albinfo.ch.
Goditja që vjen nga rritja e çmimeve pashmangshmërisht do të ndikojë në kërkesën dhe aktivitetin ekonomik gjatë gjithë vitit, dhe rritja vjetore për 2022 pritet të zbresë në nivelin prej 3.1%, e shtyrë kryesisht nga rritja e eksporteve reale. Këto janë gjetjet e Raportit të Rregullt të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, pjesa e Kosovës.
Rritja ekonomike u ngadalësua në fillim të vitit 2022, përderisa aktiviteti ekonomik u ndikua nga rritja e gjithëmbarshme e çmimeve. Perspektiva ekonomike vazhdon të përcillet me rreziqe të larta, derisa vendi po përballet me presione të inflacionit në rritje.
Kështu thuhet në Raportin e Rregullt të Bankës Botërore të publikuar gjatë ditës.
Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, thotë se Kosova është e cenueshme nga inflacioni i importuar.
“Në kontekstin aktual, është me rëndësi themelore të ruhen rezerva adekuate fiskale për reagim ndaj mjedisit makroekonomik në ndryshim. Në planin afatmesëm, është esenciale të avancohen reformat të fokusuara në forcimin e rritjes së produktivitetit dhe nxitjen e konkurrueshmërisë; zgjerimin e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe mbylljen e hendekut të infrastrukturës”, tha ai.
Vlerat e ulëta të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe punësim, veçanërisht mes grave, sipas Paoluccit, paraqesin pengesa kufizuese për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë.
“Në mënyrë që të mbrohen qytetarët më të varfër, duhet të modernizohet sistemi i Kosovës për mbrojtje sociale për ta bërë më efektiv përballë goditjeve dhe sfidave më afatgjata, duke filluar nga lansimi i reformës së ndihmës sociale që duhet të shenjestrojnë qytetarët që janë me të vërtetë në nevojë dhe të lënë pas, veçanërisht në kohë krize”, u shpreh ai.
Në raport thuhet se arkëtimi i lartë i të ardhurave tatimore vazhdon ta favorizojë pozicionin fiskal, i mbështetur nga inflacioni më i lartë dhe masat e përmbushjes tatimore.
“Deficiti fiskal pritet ta kapë vlerën prej 0.8% të Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2022, kjo edhe për shkak të nënshpenzimit të theksuar në projekte kapitale”, thuhet në raport.
Në këtë situatë pasigurie të lartë, raporti vlerëson se është jetike të mirëmbahen rezervat që lejojnë reagimin ndaj ndryshimeve në mjedisin makroekonomik.
“Në periudhë afatmesme është e domosdoshme të përparojë zbatimi i reformave strukturore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e sektorit privat duke e mbështetur vrullin aktual të rritjes së eksporteve”, vlerësohet në raport.
Sipas Bankës Botërore, rritja në Kosovë pritet të ngadalësohet në 3.1% për sivjet, ndërsa deri në vitin 2024, rritja ekonomike pritet të arrijë në 4.2%, me kusht që të ulen presionet e inflacionit dhe pasiguritë shoqëruese.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë












