Jeta në Zvicër

Dy fëmijë vdesin nga zjarri në Solothurn, 6 viktimat janë azilkërkues

Dy ditë pas zjarrit, me gjashtë të vdekur, në qytetin Solothurn, është bërë e qartë se viktimat janë azilkërkues. Zjarri mori jetën e anëtarëve të dy familjeve nga Eritreja dhe Etiopia. Ata jetonin në objektin që e kaploi zjarri.

Viktimat bëhet e ditur se janë katër të rritur mes moshës 27 dhe 33 vjeç dhe dy fëmijë të moshës shkollore. Këtë e bëri të njohur policia kantonale në Solothurn, shkruan albinfo.ch.

Tre fëmijë të tjerë, të cilët gjithashtu u përkasin dy familjeve të prekura, janë ende në spital. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe një i lënduar më lehtë. Policia nuk dëshiron të japë detaje rreth viktimave për shkak të të familjarëve.

Një person është arrestuar për momentin e zjarrit. Fqinjët raportojnë se ky është banor i shtëpisë. Siç raporton “Aargauer Zeitung”, është iniciuar një hetim penal ndaj personit të ndaluar. Conny Zubler, zëdhënëse për zyrën e prokurorit, thotë për gazetën se “Zyra e prokurorit ka hapur një hetim penal kundër një personi për shkak të dyshimit për vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia, duke shkaktuar një zjarr të pakujdesshëm”.

Françoise Kopf, kreu i organizatës «IOS SOS Racisme» në Solothurn, kujdeset për azilkërkuesit që jetojnë në shtëpinë e prekur nga zjarri. Administrata e shtëpisë ku banonin viktimat mësoi rreth zjarrit përmes mediave. “Ne po flasim për viktimat, të plagosurit dhe të afërmit e tyre dhe familjet e tyre”, tha Beatrice Wyss, nga Sofida Immo AG.