Shkurt.ch
Dy infermiere dënohen nga Gjykata në Cyrih, “mundësuan një vetëvrasje”
Gjykata e qarkut në Cyrih dënoi dy gra të cilat punonin në Spitalin Universitar në departamentin e pleqve.
Ato thuhet se kanë bërë të mundur vetëvrasjen e një pacienti i cili ishte në depresion, sepse e lanë vetëm për një kohë të shkurtër.
Pacienti 66-vjeçar, i depresionuar, i cili kishte pasur një operacion vaskular në Spitalin Universitar, ishte pa mbikëqyrje për një kohë të shkurtër. Rojtarja e cila e mbajti në sy atë gjatë natës, kishte ndërrimin e orarit. Dhe gruaja e personit në fjalë, e cila zakonisht kujdesej për të, nuk kishte arritur ende në spital.
Pacienti përdori këtë mundësi dhe u hodh nga dritarja. Po atë ditë, ai vdiq nga plagët e tij nga rënia prej katit të pestë, shkruan 20 minuten, përcjell Albinfo.ch.
Për prokurorin, është e qartë se infermierja përgjegjëse dhe udhëheqësja e departamentit të infermierisë kanë shkelur rregullat për kujdesin e duhur. Rreziku për vetëvrasje kishte qenë i dukshëm. “Ato duhet të prisnin që ai të bënte diçka dhe duhet ta kishin parandaluar atë.” Në vend të kësaj, infermieret kishin dërguar rojen në shtëpi dhe e lanë pacientin në fatin e tij”.
Të dy infermieret argumentuan se pacienti ishte qetësuar në mënyrë të konsiderueshme.
Edhe pse të dy infermieret u shpallën fajtore: Gjykata nuk u shqiptoi ndonjë dënim konkret. U mbështet në nenin 53, nenin për përjashtim. Përjashtimi nga dënimi është i mundur, ndër të tjera, nëse gjithçka është bërë për të kompensuar dëmin.
Në rastin aktual, gruaja të cilës i vdiq burri dhe spitali universitar bënë një zgjidhje sipas ligjit civil. Gruaja shpjegoi mungesën e interesit për ndjekje penale. Spitali premtoi të bënte gjithçka në mënyrë që asnjë rast i ngjashëm të mos ndodhte kurrë më.
Të dy infermieret e dënuara duhet të paguajnë shpenzimet e gjykatës. Të dyja vazhdojnë të punojnë në spitalin universitar.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













