Integrimi
Dy kosovarë ndihmojnë policët të kapin hajnin
Një hajn i maskuar, duke mbajtur një thikë në dorë e sulmon një grua nga mbrapa me ç`rast ia shkëput çantën nga dora. Kjo ka ndodhur në Karlsruhe, Gjermani, të mërkurën rreth orës 20.30. Një dëshmitare që del nga shtëpia aty pranë ndërhyn guximshëm duke ia zënë rrugën hajnit por nuk arrin ta ndalojë. Ndërkaq më të suksesshëm dolën dy kosovarë, njofton policia në raportin e saj, shkruan ka-news.de.
Ata i vihen plaçkitësit mbrapa me makinën e tyre. Por pasi që shtegu i ikjes së tij i binte nëpër një rrugë të mbyllur për shkak të një aksidenti , dy ndjekësit kosovarë u detyruan të shkonin një rrugë më tutje duke u sjellë rrotull dhe duke u treguar policëve që ishin në vendin e aksidentit se nga po ikte hajni, transmeton albinfo.ch. Këta të fundit e ndërpresin për pak inspektimin e aksidentit dhe i vihen pas hajnit duke e kapur më në fund atë.
Ndërkohë policët kanë gjetur çantën e vjedhur dhe mjetin e dhunues (thikën) të cilën hajni e kishte hedhur gjatë rrugës. Te i kapuri bëhet fjalë për një 26 vjeçar të varur nga droga, i cili ka pranuar veprën. Me urdhrin e prokurorisë së Karlrruhe-s, gjyqtari hetues ka nisur hetimet ndaj tij.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













