Shkurt.ch
Dy kuadrot e SVP-së dënohen për pllakatin antikosovar
Sekretari i përgjithshëm i SVP-së, Martin Baltisser dhe zëvendësja e tij, Silvia Bär janë dënuar për diskriminim me bazë race nga Gjykata penale e Regjionit të Bernës.
Me tekstin e pllakatit ku mund të lexohej “Kosovarët therin zviceranin”, këta të dy janë gjetur fajtorë dhe duhet të bartin konsekuencat, ka konsatuar trupi gjykues. Sipas bindjes së gjykatës, me këtë përmbajtje ata i kanë kontribuuar nxitjes së urrejtjes ndaj kosovarëve.
Titulli në pllakat ka qenë një “përgjithësim i padiferencuar dhe i palejueshëm”, thuhet më tutje në vendim.
Të dy kuadrot e SVP-së janë dënuar me dënim në të holla me kusht. Baltisser është dënuar me 17400 ndërsa Bär me 21 mijë franga. Ata do të paguajnë edhe shpenzimet procedurale prej 7300 frangash. Ndërsa dy ushtruesit privatë të padisë (me prejardhje nga Kosova) do të marrin nga gjykata 13500 franga.
Pllakati i përfolur ishte publikuar nëpër medie dhe ishte vendosur në vende të ndryshme të qyteteve zvicerane në vitin 2011. Ai i referohej therjes me thikë në fyt (shkaktim plage) që një kosovar i kishte bërë një zvicerani në gusht të atij viti në Interlaken të Bernës, shkruan sda.
Pasi që teksti i pllakatit ishte publikuar dy muaj para zgjedhjeve nacionale të vitit 2011 ngritësit e kallëzimit penal, dy kosovarë ashtu si dhe prokuroria, konsiderojnë se ky tekst ka pasur ndikim në rezultatin zgjedhor të SVP-së.
Autoritetet e Bernës fillimisht e patën ndërprerë procedurën por pastaj gjykata më e lartë e ka kthyer lëndën në rishqyrtim, transmeton albinfo.ch. Në dhjetor të vitit 2014 Prokuroria e Bernës ka ngritur akuzën ndaj dy kuadrove të SVP-së me arsyetimin se me këtë pllakat kosovarët janë identifikuar si kolektivitet me kriminelët e dhunshëm.
Aktakuza vë po ashtu në dukje se teksti i këtij pllakati ka qëndruar deri në fund të vitit 2013 në websitin e SVP-së së Zvicrës dhe në atë të Iniciativës kundër migracionit masiv. Kjo iniciativë, siç dihet, në fillim të vitit 2014 është votuar dhe ka fituar me një rezultat të ngushtë.
Avokati përfaqësues i dy kosovarëve madje ka ushtruar edhe një ankesë në Gjykatë Federale lidhur me votimin. Sipas tij, nëse teksti i përmendur përbën diskriminim racor, fitorja e arritur në referendum do të konsiderohet e bazuar në një falsifikim dhe si e tillë duhet të përsëritet.
Gjykata Federale nuk e ka trajtuar ende këtë ankesë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













